Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi u kapën me 22 kg kokainë, e cila ka një vlerë prej 2 milionë eurosh në treg. Gjithashtu, shqiptarët u kapën edhe me 60 mijë euro para të thata, të cilat dyshohet se i kanë përfituar nga tregtia e drogës.
Operacioni u zhvillua në provincën e Breshias ditën e sotme. Gjithçka nisi kur një agjent policie ndaloi një nga shqiptarët të identifikuar me inicialet BF, 26 vjeç, i cili drejtonte një automjet tip “Fiat 500”.
Ai kishte me vete 6 kg kokainë. Pas arrestimit të tij, Policia ushtroi kontroll edhe në banesën ku ai jetonte, ku gjeti edhe 16 kg kokainë të fshehur në lavatriçe.
Kështu, u arrestua edhe shoku i tij me inicialet A.A. 25 vjeç. Gjithashtu, në banesë u gjetën edhe eurot, raportojnë mediat italiane./panorama/a.k











