• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

21 janari dhe Faik Myrtaj/ Gjykata shpall fajtor për vetëvrasjen e Bardhosh Myrtajt, gardën e republikës

by Java News
19/01/2017 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative e Tiranës ka njohur si viktimë të pestë lidhur me demonstratën e 21 janarit 2011 edhe Bardhosh Myrtajn, i cili i dha fund jetës tre muaj pasi i ati Faik Myrtaj u vra në bulevard.

Për këtë arsye, gjyqtarja Silvi Gjonçaj shprehet se Garda e Republikës duhet të dëmshpërblejë familjarët e kësaj familjeje edhe për vetëvrasjen e 22-vjeçarit, i cili ka qenë nën efektin e zisë patologjike.

Avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Dorian Matlia shpjegon për Top Channel vendimin e dhënë.

“Konsideroj Gardën e Republikës fajtore, ekskluzivisht gardën dhe jo Policinë e Shtetit, sepse vrasjet erdhën nga garda. Gjykata ka njohur edhe viktimën e pestë, djali i Faik Myrtaj, që ka kryer një vetëvrasje në kushte të rënda psikike si pasojë e vrasjes së të atit. Prandaj, garda do të paguajë dëmshpërblim jo vetëm për personat që i dimë, por edhe për një person të pestë”, deklaron Matlia.

Ndërsa qeveria ka dhënë 1.2 milion dollarë si dëmshpërblim për familjarët e të vrarëve në bulevard në zbatim të katër vendimeve të Gjykatës Administrative që nuk janë apeluar në shkallën e dytë nga pala e paditur, Garda e Republikës.

Konkretisht gjykata ka dëmshpërblyer trashëgimtarët e të ndjerit Faik Myrtaj, bashkëlidhur edhe për të birin e vetëvrarë; trashëgimtarët e Ziver Veizit; vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Hekuran Deda dhe fëmijët e tij.

Ndërkohë që janë nën gjykim tre dosje të tjera për vëllezërit dhe motrat e Ziver Veizit, për të gjithë familjarët e të ndjerit Aleks Nika dhe vëllezërit e motrat e Faik Myrtaj.

E kontaktuar nga Top Channel, avokatja e familjarëve të të ndjerit Aleks Nika tha se, verdikti nga Gjykata Administrative pritet të shpallet në datën 30 janar, çka do të thotë sipas saj se, ata nuk janë përfshirë në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për 21 Janarin.

Për ngjarjen e 21 janarit të 6 viteve më parë, përveç procesit penal në Shqipëri ka edhe 7 procese civile dhe një tjetër në Strazburg për Aleks Nikën, vrasja e të cilit nuk ka ende autor./a.k

Next Post
Humbi të birin në aksident, ky mesazh po përlot të gjithë prindërit në botë

Humbi të birin në aksident, ky mesazh po përlot të gjithë prindërit në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

EMRAT/ “Vaterloja” e sotme në Kuvend, PS me ‘dorë të hekurt’, kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së: Na kanë fyer dhe sulmuar fizikisht

October 22, 2026
Franca nuk gjen qetësi, pas protestave edhe katastrofa natyrore! Stuhia Adam shkakton përmbytje vdekjeprurëse, dëme të konsiderueshme

Franca nuk gjen qetësi, pas protestave edhe katastrofa natyrore! Stuhia Adam shkakton përmbytje vdekjeprurëse, dëme të konsiderueshme

October 22, 2026
Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
E rëndë në Korçë, një person humb jetën në një gurore

Alarm global për sigurinë kibernetike, Inteligjenca Artificiale zbuloi dobësitë e sistemit, masa të forta edhe në Shqipëri

October 22, 2026
Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

October 22, 2026
Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

October 22, 2026
Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

October 22, 2026
“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

October 22, 2026
VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In