Një 20-vjeçare nga Paskuqani rezulton e zhdukur prej 3 ditësh.
E reja është larguar nga banesa në datën 16 Gusht, ditë prej së cilës familjarët e saj nuk kanë pasur asnjë kontakt me vajzën.
Pasi e kanë kërkuar tek të afërmit familjarët i janë drejtuar policisë ku kanë bërë denoncim.
“Më datë 18.08.2016, shtetësia M.S, vjeç 48, banues në Paskuqan, ka bërë kallëzim se më datë 16.08.2016, i është larguar nga banesa vajza A.S, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.