• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2 mijë vende për praktikë pune, Rama: Administrata s’ është më zgjatim i partive

by Java News
25/04/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë verë 2000 mijë vende për praktikë pune do të jenë të lira në administratën publike, për të gjithë të rinjtë shqiptarë, përfshi këtu edhe diasporën. Praktika e punës do të zgjasë 3 muaj dhe do të nisë nga muaji qershor për tu përmbyllur në gusht.

I pranishëm në prezantimin e këtij programi, Kryeministri Edi Rama tha se perceptimi se administrata publike është një rezervuar pune duhet lënë mënjanë. Rama theksoi se Shqipëria është në mes dy epokave, në njërën anë, kur administrata përdorej për vota dhe fushatë, dhe në anën tjetër, kur administrata shihet si baza e një shteti modern.

“Në historinë e një vendi ka gjëra që mund të bëhne më shpejt ka gjëra që mund të bëhen ngadalë, por pa asnjë dyshim bazën e sukesit të një shteti e sjell cilësia dhe qëndrueshmëria që ka administrata publike. Besoj se po hedhim bazat e qëndrueshme të një administrate europiane.Ligji që kemi miratuar ne është një ligj që ndan epokat në Shqipëri. Nga një epokë kur administrate ishte zgjatim i fushatës dhe reuzltateve elekorale, në një epokë ku administrata është përditë e më shumë e ndarë nga fatet e zgjedhjeve… do bëjmë çmos që të fashitet nga perceptimi i njerëzve si një zyrë punësimi. Ne e shohim atë si mekanizmin me të cilin krijohet edhe punësimi, pra për të rritur kapacitetin dhe cilësinë ndaj shërbimeve të qytetarit e shtetit dhe jo si një rifuxho për rrogat.”- tha Rama.

Kryeministri iu referua dhe mosbesimit që shumë qytetarë kanë në lidhje me konkurset për punë në administratën publike.

“Ashtu sic ne morëm përsipër që 200 më të mirëve, ju dha mundësia që të firmosin një kontratë pune 1 vjeçare. Kjo nuk është vetëm mundësia për të punuar një vit, por për tu bërë pjesë integrale e administratës publike. Atyre që nuk besojnë tek konkurset ju them vetëm kaq. Fakti se më shumë se 1/3 e konkurseve nuk nxjerrin fitues, tregon se ato nuk janë të manipuluara. Fakti se konkurset i fitojnë ata që kanë humbur një, dy tre madje 6 herë, tregon se ato fitohen pas një eksperience të posaçme.”- tha Rama.

Nga ana e tij Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, tha se “është detyrë e çdo të riu që jeton dhe punon jashtë vendit, për të kotribuuar në evropianizimin e administratave publike”. Ai solli në kujtesë edhe faktin se vitin e shkuar është bërë e njëjta gjë, janë thirrur për të marrë pjesë në praktikë të rinjtë, e më pas, në dhjetor, 200 prej tyre nënshkruan një kontratë punësimi 1-vjeçare.

Next Post

PD bojkot kuvendit për 10 ditë, Basha: Dënimi i Berishës, për t'i dhënë gajret Shullazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In