• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD bojkot kuvendit për 10 ditë, Basha: Dënimi i Berishës, për t’i dhënë gajret Shullazit

by Aalison Pearse Stevens
25/04/2016 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit për të bojkotuar për 10 ditë kuvendin, lideri i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar dënimin me 10 ditë përjashtim kundrejt Sali Berishës si përpjekjen e qeverisë për t’i dhënë gajret Emiliano Shullazit. Basha e ka quajtur vëndimin e Byrosë për përjashtimin e ish kryeministrit pa bazë dhe argumenta, duke shtuar se Rama po bën avokatin e Emiliano Shullazit.

“Vendimi për përjashtimin e Berishës u mor me shpresën se me një vendim të tillë do sfumohej debati publik, që po rritet mbi shtetin e Ramës që është shteti i Shullazit, gjithçka është në dispozicion të banditëve, që diktojnë vendimet politike për të marrë pasuritë e shqiptarëve, për ti shpëtuar ligjit dhe ndjekjes penale. Ne inkurajojmë hetimin, prokurorët me integritet, që shënuan pikë kthese me arrestimin e Shullazit dhe bandës së tij, ndjekim cdo hap që Rama po hedh për t’i dhënë gajret bandës, si ishte dënimi i Berishës pa bazë ligjore, apo qëndrimi i Ramës të premten ku me një logore të gjatë e të zvarritur, bëri avokatinë e Shullazit dhe bandës së tij”- deklaroi Basha.

…………..

Partia Demokratike pritet të bojkotojë Kuvendin për 10 ditë, aq sa është edhe vendimi i marrë nga Byroja e Kuvendit, për të përjashtuar për 10 ditë Berishën pas thirrjeve të tij në Kuvend për armatosje të popullatës. Ky vendim po diskutohet në mbledhjen e grupit parlamentarë të PD-së, i cili po zhvillohet në këto momente pa praninë e medias.

Vendimi për bojkot nuk përbënte ndonjë suprizë po të kihet parasysh se ditën e vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtim të Berishës për 10 ditë nga Kuvendi, PD-ja paralajmëroi masa të ashpra nëse Byroja nuk tërhiqet nga vendimi i marrë. Ish kryeministri, Sali Berisha, bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit, për armatosje të popullatës, një thirrje kjo që bie ndesh me nenin 222 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Disa deputetë të PD-së u përpoqën më pas ta modifikonin thirrjen e tij me arësyetim se kështu është ligji dhe në SHBA, por gjerësisht thirrja e tij u vlerësua se bie në kundërshtim me ligjet shqiptare.

FJALA E PLOTE E LULZIM BASHES

Në shenjë proteste ndaj një vendimi të padrejtë, të pambështetur dhe të paargumentuar në ligj dhe në rregullore, Grupi Parlamentar vendosi bojkot të plotë dhe të gjithanshëm të gjithë aktivitetit parlamentar gjatë kësaj jave. Një vendim që u mor si hakmarrje e Edi Ramës për denoncimin e aferës së Shullazit, megaskandalit të shtetit “Rama-Shullazi” me shpresën se përmes një vendimi të tillë do të sfumojë dhe debatin publik i cili po rritet nga dita në ditë, po zmadhohet, po forcohet mbi shtetin e Edi Ramës që rezulton të jetë shteti i Emiliano Shullazit. Shteti i banditit dhe banditëve, ku çdo zyrë duke filluar nga zyra kryeministrore, zyra e ministrit të Brendshëm dhe zyra të tjera të shtetit, hipotekat, doganat, policia janë në dispozicion të banditëve. Të banditëve që sot terrorizojnë jo vetëm biznesin, qytetarët por kanë guximin të diktojnë vendimet politike për të marrë pasuritë e shqiptarëve, për të grabitur pasuritë e shqiptarëve, e për të mos u përgjigjur para ligjit dhe për t’i shpëtuar ligjit dhe ndjekjes penale.

Nga njëra anë ne do të vazhdojmë të inkurajojmë hetimin e kësaj çështje, prokurorët me integritet të cilët përkundër gjithë shanseve në këto dy vite e gjysëm për një hetim të pavarur të krimit të organizuar me lidhje qeveritare kanë shënuar një pikë kthese me arrestimin e Emiliano Shullazit dhe disa prej anëtarëve të bandës së tij.

Por nga ana tjetër po ndjekim dhe do të ndjekim me vëmendje të madhe bashkë me qytetarët tanë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë çdo hap që qeveria e Edi Ramës dhe Edi Rama personalisht po hedhin për t’i dhënë gajret bandës. Siç është dënimi i Sali Berishës pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë argument, apo qëndrimi i pafalshëm i Edi Ramës të premten ku në një logore të gjatë e të zvarritur, me zë të dridhur u mundua të bëj avokatinë e Emiliano Shullazit dhe bandës së tij.

Është pozicionuar qartë kjo qeveri, ka vendosur të jetë deri në fund avokate e Emiliano Shullazit. Frytet e para të kësaj avokatie janë kërcënimi i disa prej dëshmitarëve me shpresën se ata do të tërhiqen nga një proces i cili i përfunduar me sukses do të shohë para drejtësisë jo vetëm Emilianon por edhe emilianot e tjerë në qeveri.

Partia Demokratike do të bëjë gjithçka në rrugë institucionale e politike dhe në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe e kundërta të ndodh. Që kjo pikë kthesë të shndërrohet në aktin e parë të reformës në drejtësi, të hedhë poshtë çdo logore, çdo përbaljtje dhe të nxjerrë përpara shqiptarëve hapur se përse për dy vite e gjysëm Edi Rama e vonoi reformën në drejtësi. Pikërisht që të mos ndodhte kjo që ka ndodhur, dhe se si ai po përpiqet me të gjitha forcat dhe mënyrat, jo vetëm të devijojë diskursin publik nga ky skandal që ka nxjerrë zbuluar shtetin e Edi Ramës, shtetin e Shullazit, shtetin e krimit dhe korrupsionit, por po kështu të shpëtojë bandat dhe banditët me të njëjtat mënyra dhe forma siç ka vepruar për të shpëtuar zyrtarët e tij të korruptuar.

Siç ka vepruar për të shpëtuar po këta në rastet e konfrontimit me armë në qendër të Tiranës apo anembanë Shqipërisë. Siç ka bërë dhe siç bën për të mbrojtur rrethin e tij të ngushtë të oligarkëve dhe kriminelëve me të cilët keqqeveris Shqipërinë prej tre vitesh tashmë, dhe tek të cilët ka vënë bastin për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e tij të inkriminuar dhe të korruptuar. Bast i cili është vënë përballë gjithë shqiptarëve të ndershëm demokratë dhe socialistë, jo vetëm para opozitës, është vënë edhe para Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është Edi Rama. Emiliano Shullazi është faqja tjetër e medaljes së qeverisjes së Edi Ramës. Opozita e ka thënë këtë e ka argumentuar, ka luftuar dhe sot është më e vendosur se kurrë ta çojë këtë betejë deri në fund, deri në fitore se fund tjetër nuk mund të ketë për vendin, bashkë me qytetarët shqiptarë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë.

Next Post

Padia nga Halilaj, për deputetin e PD, Gjykata e Lartë: Noka i pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In