• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracia e brendshme dhe financat e partive politike si model i transparencës dhe demokracisë së vërtetë

by Ardi Stefa
17/10/2025 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa 

Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së dhe KQZ-së, si dhe vlerësime periodike postzgjedhore nga aktorë politikë e publikë në vend, kanë evidentuar gjatë viteve të fundit çështje dhe problematika që kërkojnë adresim e zgjidhje. 

Ato kanë këmbëngulur për një kuadër ligjor transparent, gjithëpërfshirës dhe bashkëkohor mbi partitë, me fokus kryesor organizimin, funksionimin dhe institucionalizimin e partive, si dhe burimet e financimit politik (elektoral dhe partiak) është kërkesë dhe nevojë në procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. 

Instituti i Studimeve Politike (ISP) së bashku me Fondacionin Westminster për Demokraci zhvilluan në Vlorë një tryezë konsultative me përfaqësues të partive politike, ekspertë dhe shoqërinë civile, me fokus identifikimin dhe adresimin e çështjeve më prioritare për ndërhyrje dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për këtë legjislacion.  

Duke qenë se isha i nderuar të isha pjesëmarrës në këtë tryezë po ndaj disa nga mendimet e mia në lidhje me këto çështje. 

Personalisht besoj se nëse duam të shpëtojmë demokracinë, duhet ta shpëtojmë fillimisht nga duart e atyre që e kanë zaptuar brenda partive. Vetëm kur partitë të hapen, edhe Shqipëria do të fillojë të marrë frymë. 

Demokracia shqiptare i ngjan një shtëpie, që rrënohet nga brenda. Nuk janë zgjedhjet e përgjithshme që e shkatërrojnë, por mënyra si funksionojnë, më saktë, si nuk funksionojnë, vetë partitë politike. Ato, para se të bëhen institucione publike, janë institucione private dhe prona personale, ku demokracia është thjesht fasadë. 

Në rast se do të ndalesha do të theksoja se në Shqipëri: përpara se demokracia të “vdesë” në sallën e parlamentit, ka vdekur në selitë e partive, pasi ato janë prona private dhe jo instrument publik.  

Që prej tridhjetë vjetësh, partitë shqiptare janë kthyer në “Sh.p.k.” me një aksioner të vetëm. Kryetari është pronari, i cili vendos kush flet, kush hesht dhe kush përjashtohet; deputetët janë ortakët e bindur, ndërsa anëtarët e thjeshtë, spektatorë që paguajnë faturën (qëndrimin në opozitë ose në administratë, por pa dinjitet). Statutet janë letra pa jetë që nuk zbatohen; zgjedhjet e brendshme janë shfaqje teatrale; vendimmarrja është monolog, jo debat. 

Në të gjitha partitë shqiptare, të majta, të djathta apo “të reja” vërehet i njëjti model: kryetarë që nuk largohen kurrë, që rishpallen me vota unanime dhe që mbajnë peng logon, vulën dhe financat. 

Forumet e partive nuk janë forume ku debatohet për ide. Zgjedhjet e brendshme janë një farsë me lista të parapërcaktuara. Dhe kur ndonjë guxon të konkurrojë realisht, përjashtohet me akuza groteske për “përçarje të partisë”. 

Kështu, me kalimin e viteve, partia humb funksionin e vet politik dhe kthehet në një makineri të pushtetit personal. 

Në çdo vend që pretendon të jetë demokratik, ligji e detyron partinë të jetë thelbësisht demokratike. Ky është rregull, jo dëshirë. 

Normalisht çdo parti duhet të zhvillojë zgjedhje të rregullta, të kontrolluara nga gjykata dhe komisione të pavarura. Nëse nuk i zhvillon duhet të humbasë të drejtën e financimit publik. 

Në Shqipëri, një gjë e tillë as që shkohet nëpër mend. Çdo parti është “e lirë” të bëjë çfarë të dojë. Dhe për ironi, kjo liri e pakufizuar ka prodhuar diktatura të vogla partiake. 

Prandaj mendoj se duhet një ligj i ri për partitë politike, që të vendosë kushte të qarta për regjistrimin e tyre, ndër të cilat duhet të vihet theksi te zbatimi i pikave të statutit, zgjedhjet e brendshme me votë të fshehtë dhe, ndoshta edhe membikëqyrje të KQZ-së; mandate të kufizuara për kryetarët; vendimmarrje kolegjiale për çështjet madhore; detyrim për publikim procesverbalesh dhe rezultate votimesh apo edhe krijimin e mekanizmave që i japin anëtarësisë të drejtën e referendumit të brendshëm, nëse 1/3 e saj kërkon ndryshim drejtimi apo shkarkim të lidershipit. 

Sugjeroj që për një demokraci të brendshme të ketë një kontroll të jashtëm. Kjo është pika më e keqkuptuar në Shqipëri. 

Demokracia e brendshme në një vend me demokraci funksionale nuk lind vetë brenda partive, sepse ato janë organizata që, nga natyra, duan të mbajnë pushtetin. 

Shumë mendojnë se partitë duhet të jenë “të lira” dhe se çdo kontroll nga jashtë është ndërhyrje politike. Në fakt, është e kundërta: pa kontroll të jashtëm, demokracia e brendshme nuk ekziston. 

Një parti është një organizatë me funksion publik, ajo ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si qeveriset vendi. 

Prandaj, që të ketë rregulla të barabarta, garë të ndershme dhe transparencë, duhet një kontroll i jashtëm. 

“Kontroll i jashtëm” nuk do të thotë ndërhyrje politike, por mbikëqyrje ligjore dhe institucionale, për të garantuar që një parti nuk është kthyer në pronë private të një njeriu të vetëm. 

Ai i mbron anëtarët nga abuzimi, ndihmon transparencën dhe parandalon që një kryetar të zgjedhë veten pafundësisht. 

Në vendet demokratike, KQZ ose gjykatat mbikëqyrin proceset e brendshme, verifikojnë nëse ka pasur votë të fshehtë, kandidim real dhe llogaridhënie financiare. 

Në Shqipëri, mungesa e këtij kontrolli e ka kthyer partinë në një “shtet privat” brenda shtetit. 

Problemi më i madh në funksionimin e partive politike shqiptare nuk është mungesa e ligjeve, por kultura e nënshtrimit, servilizmit dhe frika e ndryshimit. Në partitë tona, kritika është krim, mendimi ndryshe është tradhti, dhe çdo debat shihet si sabotim. 

Kjo kulturë e frikës dhe e servilizmit ka lindur një klasë politike të mpirë, ku askush s’guxon të mendojë me kokën e vet. Lidership në krizë, parti, që shembet bashkë me të ngaqë nuk ka strukturë që ta mbajë. 

Nëse duam demokraci funksionale, duhet të pranojmë një parim themelor: një parti që nuk është   demokratike brenda vetes, s’mund të prodhojë demokraci në qeverisjen e sotme apo të nesërme. 

Financat e partive janë një tjetër çështje me rëndësi të veçantë dhe në partitë shqiptare ato janë  oksigjeni i korrupsionit politik. 

Në Shqipëri, askush s’e di sa kushton një fushatë dhe kush e paguan. 

Raportet financiare të partive janë krejt të paqarta. 

Në çdo fushatë, qarkullojnë miliona euro nëpër billboard-e, reklama e evente, por në bilancet zyrtare shfaqen vetëm disa qindra mijëra lekë si “shpenzime operative”. 

Në vendet normale, çdo parti ka detyrim për raportim në kohë reale të kontributeve, shpenzimeve dhe burimeve financiare. 

Në Shqipëri, raportet dorëzohen pas zgjedhjeve, pasi votat janë numëruar, pushteti është ndarë dhe gjurmët janë fshirë. 

Ndoshta një raportim publik periodik i financave në faqen e KQZ-së; një tavan shpenzimesh për çdo fushatë dhe ndalim i donacioneve nga bizneset që kanë kontrata me shtetin apo edhe krijimi i një agjencie të pavarur për auditimin e partive, me kompetencë të plota për kontroll dhe sanksione, përfshi pezullimin e financimit publik apo përjashtimin nga zgjedhjet e ardhshme në rast shkeljeshmund të ishte zgjidhje për ndalimin e kësaj farse. 

Transparenca nuk është luks, është oksigjen për demokracinë dhe garanci për besimin publik. 

Një parti që nuk di të tregojë se si e zgjedh kryetarin dhe ku i gjen paratë, nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve. 

Ndërsa një shtet dhe një shoqëri që i lejon këto parti të garojnë, është po aq fajtor sa ato. Besoj se ajo që quajmë “krizë e demokracisë” në Shqipëri nuk është krizë e institucioneve, por krizë e partiv. 

Demokracia nuk do shpëtohet nga ndonjë reformë e madhe kushtetuese, por nga një pastrim i brendshëm i partive. 

Për sa kohë të kemi parti të mbyllura, do të kemi edhe pushtet të mbyllur; derisa të kemi liderë të përjetshëm, do të kemi edhe padrejtësi të përjetshme demokraci hibride dhe do të mbushim mijëra letra e shkruajmë miliona fjalë për të sugjeruar e kërkuar ndryshimin. 

Next Post
Berisha komenton Çepanin, Hasimjan dhe Hackajn: Kandidatin mund ta kemi brenda javës

Protesta në mbështetje të UÇK, Berisha: Kosova nuk do të ishte e pavarur pa sakrificën e luftëtarëve të lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati publikon pamjet e makinës së qytetarit të Kosovës që u rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë

Avokati publikon pamjet e makinës së qytetarit të Kosovës që u rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë

November 9, 2025
Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Nuk mund ta fitosh kurrë luftën bërthamore, mos e nis

Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Nuk mund ta fitosh kurrë luftën bërthamore, mos e nis

November 9, 2025
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

November 9, 2025
Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

November 9, 2025
Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

November 9, 2025
Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

November 9, 2025
Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

November 9, 2025
Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

November 9, 2025
2 orë larg mbylljes së votimit për zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi thekson dy problematika, në Vlorë dhe Cërrik

2 orë larg mbylljes së votimit për zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi thekson dy problematika, në Vlorë dhe Cërrik

November 9, 2025
Policia e Elbasanit reagon pas denoncimit të kandidatit për Cërrikun: Nuk po i intimidonte njeri votuesit!

Policia e Elbasanit reagon pas denoncimit të kandidatit për Cërrikun: Nuk po i intimidonte njeri votuesit!

November 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com