• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nderohet Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës vlerëson kontributin e akademikut në një seancë të posaçme

by A R
27/04/2026 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një minutë heshtje nisi seanca e posaçme e Kuvendit të Kosovës në nderim të akademikut Rexhep Qosja. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u shpreh se akademiku ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohim të identitetit kombëtar.

 “Ai ishte zë i qartë kundër shtypjes, kundër padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohimin e identitetit tonë kombëtarë.  Kontributi i tij shtrihet edhe në proceset politike të fundit të shekullit të kaluar kur Kosova kërkonte liri dhe republikë. Rexhep Qosja vuri autoritetin e tij intelektual në shërbim të kësaj të drejte duke artikuluar lirinë e Kosovës si të drejtë historike dhe kauzë që kërkonte konfirmim ndërkombëtarë”, tha Haxhiu.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm Glauk Konjufca e vlerësoi Rexhep Qosjan si rilindasin e fundit shqiptar.

“Neve shqiptarëve na vdiq Rexhep Qosja. Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë. Çdo krijues përshkruhet nga një parim suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte parimi i Qosjes? Elani i tij ishte liria kombëtare. Prandaj gjithçka që prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes, e lufta është strategji. Bazamenti i saj i parë, shtresa e themelit, është vetëdija dhe mbi të ndërtohet sigurt ngrehina e shtetit kombëtar. Në këtë kuptim, me të drejtë këto ditë u tha se ai është rilindësi i fundit”, tha Konjufca.

Në ceremoninë përkujtimore, akademikut Rexhep Qosja u vlerësua edhe nga figurat e tjera politike.

“Me ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosja ne nuk humbëm vetëm një njeri të dijes, humbëm një institucion të mendimit kritik. Humbëm një tribun të fjalës së lirë dhe një ndërgjegje që nuk pranonte të heshtte”, Bedri Hamza, kreu i PDK-së.

“Liria dhe pavarësia e shtetit që e gëzojmë sot i ka rrënjët thellë në sakrificë, punë dhe në veçanti në intelektualë të fuqishëm të kombit tonë, të cilët nuk u dorëzuan dhe punuan në kohët më të vështira të Jugosllavisë dhe të Serbisë. Këtë na vërteton dhe tregon shkrimtari që nuk do të vdesë, akademiku Rexhep Qosja”, Besnik Tahiri, Kreu i grupit parlamentar AAK.

“Zë i fuqishëm në debatin shqiptarë për më shumë se gjysmë shekulli”, Jehona Lushaku,  Shefja e Grupit Parlamentar, LDK.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar Rexhep Qosja ndërroi jetë të enjten dhe sipas amanetit të tij u përcoll me ceremoni private, por në nderim të jetës dhe veprës së tij, Kosova e shpalli 24 prillin Ditë Zie Kombëtare.

Next Post
Rriten krimet dhe procedimet penale në 2025, INSTAT: Mosha e autorëve nga 30-44 vjeç

Rriten krimet dhe procedimet penale në 2025, INSTAT: Mosha e autorëve nga 30-44 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
Babai i terroristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte im bir nga “Mbrojtja Civile”

BE reagon në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit!

September 24, 2026
“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

September 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

I shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe i dënuari me 2 vite burg

September 24, 2026
Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

September 24, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com