• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata: Prokuroria nuk solli prova për vrasjen me paramendim të Enton Nikajt

by A R
05/05/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës dënoi me 22 vite burg në total, 5 të pandehurit e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe dhunimin e Ismet Gaxherrit në parkingun e një lokali në Linzë.

Treshja gjyqtarëve me kryesues Gerd Hoxhën dhe anëtarët Besnik Hoxha e Lazër Sallaku, vendosen që brenda 5 seancave gjyqësore, në aplikim të gjykimit të shkurtuar të shprehen me vendim ndaj të pandehurve të kësaj dosje. Në vendim, gjyqtarët ndryshuan kualifikimin e veprës penale, nga ajo e vrasjes me paramendim të Enton Nikajt, siç pretendonte prokuroria, në akuzën e vrasjes me dashje e ndodhur në moment si pasoj e përleshjes fizike. Për akuzën e vrasjes, gjykata e gjeti fajtor vetëm Emiljano Tashon i cili edhe e ka pranuar krimin.

Për këtë vrasje, ai u dënua me 16 vjet burg. Për të pandehurit e tjerë, Elvis Martinaj, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana, për të cilët prokuroria kërkoi të dënohen për akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Gjykata nuk e gjeti të argumentuar këtë akuzë, duke i dënuar ata vetëm për veprën penale të “moskallëzim krimit” me nga 1 vit e 4 muaj burg secilin. Sipas vendimit, të gjykatës Ismet Gaxherri është tërhequr nga kallëzimi për dhunë ndaj tij, për këtë fakt ata u deklaruan të pafajshëm për rrahjen e pronarit të lokalit ditën e vrasjes. Ndërsa me 2 vite burg, u dënua Erion Biraçi, personi që e fshehu në banesën e tij Emiljano Tashon pas vrasjes.

Gjyqtarët kanë argumentuar faktin, se prokuroria nuk solli prova që dokumentonte se vrasja e Enton Nikajt është kryer me paramendim dhe në bashkëpunim me personat e tjerë. Gjykata thotë se në asnjë rast, prokuroria nuk argumentoj me prova se cilët ishin rolet e të pandehurve të tjerë në vrasje. Pretendim ky që është kundërshtuar, sipas akuzës, në leximin e konkluzioneve ku është specifikuar roli i gjithësecilit dhe është kërkuar dënimi i tyre në total me 116 vjet burg.

Për avokatët edhe dënimi i dhënë nga GJykata nuk është i drejtë, pasi sipas tyre, vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Me pretendimin se sherri ka qenë i çastit dhe i pandehuri Emiljano Tasho nuk ka dashur të vrasë, arma ëshët shkrepur në përleshje e sipër. Për këtë argument, avokatët thanë se do të kundërshtojmë vendimin e gjykatës, kundërshtim që edhe prokurorët u shprehen se do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. (abcnews / a.r)
Next Post

Arabia Saudite kap rrjetin e ISIS-it në Meka, vret dy terroristë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

October 29, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

October 29, 2026
SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In