Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Dita e sotme ka shenuar nje kercim te ndjeshem te numrit te te prekurve, nderkohe qe specialistet bejne apel per shtim te madh te kujdesit.
“Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll” tha Dr. Eugena Tomini, nga
Instituti i Shëndetit Publik, gjate deklarates se sotme per mediat.
Sipas saj, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19.
COVID-19 – Statistika (14 Maj 2020)
Testime totale 11769
Testime molekulare 11239
Testime serologjike 530
Raste pozitive 898
Raste të shëruara 694
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 81
Krujë 47
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 5
Elbasan 2
Durrës 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1
g.kosovari
Në ç’masë është i ndjeshëm kërcimi i sotëm i numrit të të prekurve ? Me fjalë të tjera: sa raste të reja ka sot ? Mungesë saktësie që lidhet me thelbin e artikullit…