• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

by B K
28/06/2025 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miss Universe Albania & Kosovo, rikthehet këtë herë në La Vista

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u
shndërrua në një pasarelë emocionesh, elegance dhe bukurie. Për të dytin vit radhazi, sfilata e Miss
Universe Albania & Kosovo solli në Rivierën Shqiptare një spektakël të vërtetë.

Vajzat konkurrente krijuan një atmosferë magjepsëse përmes katër sfilatave, që sollën secila një frymë
unike. Nga bikinit më IN të sezonit, veshjet e lehta verore dhe deri tek kostumet tradicionale që nderonin
rrënjët shqiptare, spektakli ishte një festë e vërtetë e estetikës dhe elegancës.

Mbrëmja u drejtua nga Françeska Rustem, Miss Universe Albania në fuqi, e cila me finesë prezantoi
vajzat më të bukura nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa juria, e përbërë nga emra të njohur të
botës së spektaklit si Albert Dumani, Adela Cani dhe Xhensila Pere, ndau çmime që vlerësonin aspekte të
ndryshme të prezencës skenike si Miss Bikini, Best Model, Miss Eleganca, Miss Social Media, Miss
Fotozhenia, si dhe një çmim special të produksionit.


I ftuar nderi i mbrëmjes ishte fotografi i njohur ndërkombëtarisht, Fadil Berisha, figura që solli për herë të
parë spektaklin e Miss Universe në Shqipëri dhe që mbetet një nga promovuesit më të mëdhenj të
bukurisë shqiptare në arenën globale. Gjatë ceremonisë ai vlerësoi potencialin e vajzave shqiptare që
sipas tij nuk qëndron vetëm në pamje, por në vetëdijen që ato kanë për përfaqësimin, kulturën dhe
identitetin kombëtar.

Për producentin e Miss Universe Albania & Kosovo, Eduard Deda, bashkëpunimi me Green Coast krijon
një eksperiencë më shumë për konkurrentet, duke i vendosur ato në një mjedis që i frymëzon dhe u ofron
një platformë të denjë për t’u promovuar. “Ky nuk është thjesht një spektakël bukurie,” u shpreh ai, “por
një rrugëtim ku vajzat mësojnë të prezantojnë më së miri veten dhe vendin e tyre.”
Kjo eksperiencë magjike buzë detit në Green Coast, i paraprin spektaklit final ditën e nesërme, ku do të
përzgjidhet vajza që do të mbajë kurorën e Miss Universe Albania & Kosovo 2025.

Aktivitete të tilla të larmishme e bëjnë Green Coast një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit
shqiptar, jo vetëm për pushime dhe relaks, por edhe si një hapësirë që promovon stilin, kulturën dhe
traditën shqiptare. Përmes një kalendari të larmishëm eventesh dhe bashkëpunimesh me emrat më të
njohur të artit dhe spektaklit, Green Coast gjithnjë e më shumë po kthehet në një pikë referimi ku natyra,
arti dhe stili i jetesës bashkohen në një eksperiencë unike

Next Post
“1 në 50 emigrantë shqiptarë janë në burg”/ Edi Rama sfidon deputetin britanik: Nëse ke të drejtë zotohem t’i marr mbrapsht, në të kundërt do vish në Shqipëri

"1 në 50 emigrantë shqiptarë janë në burg"/ Edi Rama sfidon deputetin britanik: Nëse ke të drejtë zotohem t’i marr mbrapsht, në të kundërt do vish në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarri brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarri brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In