• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“1 në 50 emigrantë shqiptarë janë në burg”/ Edi Rama sfidon deputetin britanik: Nëse ke të drejtë zotohem t’i marr mbrapsht, në të kundërt do vish në Shqipëri

by B K
28/06/2025 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit britanik dhe reformatorit të Brex-it, Nigel Farage, i cili është shprehur se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin anglez, janë në burg.

Kryeministri Rama sfidon deputetin britanik për një përballje shifrash reale, duke theksuar se pretendimi i Farage është i tejfryrë. “Basti” i kreut të qeverisë shqiptare shkon më tej, duke u zotuar se nëse vërtetë “1 në 50 shqiptarë” në Britaninë e Madhe, është i burgosur, atëherë ai do t’i marrë të gjithë në Shqipëri.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Ooopsss… Zoti @Nigel_Farage sapo më ka sfiduar për faktet!

Çfarë nderi — për një “burrë gjigant”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një “vend i vogël”) — të tërheq vëmendjen e virtuozit të padiskutueshëm të politikës britanike të titujve bombastikë.

Ai tha — dhe po e citoj fjalë për fjalë:

“Ja ç’të them, z. Rama, e dije që një në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg? Ndaj, trego pak vullnet të mirë dhe merr të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi.”

Epo, z. Farage — më lejoni t’jua kthej sfidën me diçka jashtëzakonisht të mërzitshme për stilin tuaj: shifra reale.

Ajo që thatë, se “një në 50 shqiptarë në burg” — nuk është fakt. Është absurde. Një klasik i recetës pas-Brexit të “post-së-vërtetës”: “Nëse tingëllon frikshëm, duhet të jetë e vërtetë.”

E dini çfarë del kur i kontrollon vërtet numrat? Befasi! Edhe po të supozonim që çdo shqiptar aktualisht në burg në Mbretërinë e Bashkuar është realisht fajtor (edhe pse shumë prej tyre janë thjesht viktima të një sistemi vizash të vjetruar dhe kufizues), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në MB nuk është më e lartë se ajo e vetë popullsisë britanike — përkundrazi, ndoshta edhe më e ulët.

Tani, meqë të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe jemi të ndjeshëm ndaj “hipokrizisë”, ja çfarë propozoj:

Të sjellim të dy shifrat tona në tavolinë. Nëse pretendimi juaj “një në 50” rezulton i saktë — unë, personalisht, angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Nuk është një titull konkurrues — është një angazhim publik.

Por nëse ajo statistikë frikësuese del të jetë thjesht karburant për tabloidë — nuk ka nevojë për falje. As për dramë. Thjesht do të vini në Shqipëri — si i ftuari im i nderit.

Do të përjetoni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe, më e rëndësishmja, fakte të vërteta — për Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm. Dhe e vetmja gjë që do t’ju kërkoj, është një angazhim i thjeshtë publik nga ana juaj, bërë ndërsa shijoni vendin tonë: që herën tjetër kur dikush përgojon shqiptarët, të jeni i pari që t’i thoni me stilin tuaj dramatik: “Mos e bëj më!”

Pra, çfarë thoni? Një verifikim faktesh në këmbim të një deportimi total — ose një pushim i plotë, me disa nga njerëzit më të ngrohtë që do të takoni ndonjëherë. Eja, Nigel. Edhe po të humbni në faktet, do të fitoni një komb të tërë miqsh përjetë.

Po pres t’ju dëgjoj.

“Shpërthimi” i deputetit Farage ndaj emigrantëve shqiptarë, erdhi pasi kryeministri Rama gjatë një interviste për The Guardian, tha se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania post-Brexit ndodhet në “një vend shumë të errët”.

Ai argumentoi se Brexit-i e ka ndryshuar në mënyrë themelore diskursin publik britanik, duke deklaruar se “80 për qind e gjërave që thuhen, që shkruhen, apo që pranohen si pjesë normale e diskutimit në Britaninë e sotme, janë gjëra që [para Brexit-it] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme.”

Nigel iu përgjigj komenteve të Ramës në GB News duke theksuar se “një në çdo 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg” dhe duke bërë thirrje për kthimin e menjëhershëm të tyre në atdhe.

“Kryeministri shqiptar na ofendon për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’”, tha Farage.

Rikujtojmë se deputeti Farage është një ndër reformatorët e Brexi-t.

Next Post
Tarifat dhe bullizmi i Trump: “Kurthet” e fshehura pas ofertës amerikane për Europën

Tarifat dhe bullizmi i Trump: “Kurthet” e fshehura pas ofertës amerikane për Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com