• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika në fazën më populiste të saj

by Bjorn Runa
07/11/2026 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Politika shqiptare nuk ka vuajtur ndonjëherë nga mungesa populizmit. Ndoshta kjo është e kuptueshme në një vend me institucione të dobëta dhe ku konfliktet politike përjetohen me një intesitet të atillë që i tejkalon dallimet mes palëve të përfshira në të.

Ajo që sot duket ndryshe është se populizmi nuk është më vetëm pjesë e ndonjë fushate për mobilizimin e njerëzve nga dy kundërshtarë politikë, por gjithnjë e më tepër po kthehet në gjuhën përmes të cilës  politika na shpjegon realitetin në të cilin jetojmë.

Revolucioni Flamingo dhe protestat e javëve të fundit janë ndoshta shembulli më i qartë i gjithë kësaj ku, përgjatë më shume se pesë muajve, kemi dëgjuar se si retorika e tyre sa vjen dhe tingëllon më moralizuese dhe absolute, e mbushur me heronj dhe tradhëtarë, konspiracione shpopullimi dhe zëvendësimi herë me hebrenj, herë me palestinezë apo me indianë, në varësi se cila popullsi e huaj duhet anatemuar atë ditë. Njëkohësisht, thuajse çdo problem me të cilin përballemi, shpjegohet përmes korrupsionit, ndërsa drejtësisë i atribuohet një rol që shkon shumë më përtej atij që cilido gjyqësor mund të performojë.

Natyrisht, nuk kemi pse të habitemi që një protestë e lindur pjesërisht nga zemërimi ndaj korrupsionit, ka një besim kaq të madh tek prokurorët dhe gjykatat. Të gjithë jemi lodhur nga pandëshkueshmëria deri në atë pikë sa edhe vetëm ideja e ndëshkimit të na duket tunduese si zgjidhje politikee problemeve tona. Por, ndërsa drejtësia mund të ndëshkojë pafundësisht zyrtarë të korruptuar, ajo nuk na tregon dot se çfarë ekonomie duam apo se çfarë nivelesh pabarazie jemi të gatshëm të tolerojmë. Me gjithë adhurimin e shumëkujt për prokurorët dhe gjykatat, probleme të tilla nuk e gjejnë zgjidhjen në sallën e gjyqit sepse janë probleme politike.

Edhe më domethënës është fakti se sa refuzuese ka qenë lëvizja e protestave për t’i përfshirë probleme të tilla qoftë edhe vetëm në retorikën e saj. Për një lëvizje që e kaloi gjithë verën duke folur për një “Shqipëri të re” dhe “ndryshim sistemi,” çështje si ato klasore, pabarazia apo mënyra si duhet shpërndarë fuqia ekonomike mbetëën përgjithësisht çështje periferike. Vetë “sistemi” u reduktua dhe vazhdon të reduktohet tek binomi Rama-Berisha, a thua se heqja e tyre dhe pastrimi i korrupsionit do të mund të prodhonin automatikisht një Shqipëri ndryshe.

Mjafton edhe kaq për të kuptuar se alternativa që protesta ka në mendje nuk është domosdoshmërisht ndonjë rend i ri shoqëror, por vetëm një version më i pastër i rendit aktual. Sigurisht që vendit do t’i bënte më mirë të kishte më pak korrupsion dhe një shtet ligjor më serioz, por kjo nuk garanton ndonjë zgjidhje të problemeve me të cilat shumica e njerëzve përballen. Mund të kemi një qeveri që e zbaton rigorozisht ligjin, ndërsa njëkohësisht adopton politika që favorizojnë vetëm një pakicë njerëzish, në kurriz të interesit publik.

Qeveria, nga ana tjetër, po i përgjigjet kësaj me markën e saj të një populizmi teknologjik, duke ofruar më shumë transparencë përmes platformave digjitale dhe kanale komunikimi më të drejtpërdrejta, përmes të cilave qytetarët mund të shohin dokumenta apo të ankohen direkt në adresën elektronike të Kryeministrisë. Për ta thënë më thjesht, premtimi i saj është teknologjia do të shkurtojë distancën mes qytetarit dhe shtetit.

Edhe kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe, por a mund ta zëvendësojë transparenca politikën? Platformat e ndryshme që po krijohen mund të na provojnë se një projekt i caktuar përputhet me ligjin, por nuk na tregon nëse vetë ligji është i drejtë ose jo. Ashtu sikurse një kanal komunikimi direkt me Kryeministrinë, ndonëse mund të na i zgjidhë herë pas herë hallet, tregon nga ana tjetër se institucioni që supozohej ta bënte këtë, nuk ka qenë i suksesshëm në punën e tij.

Ajo që e bën edhe më interesant momentin aktual është se, sado të ndryshme në dukje, këto dy përgjigje politike ndajnë njëfarë padurimi me të njëjtën gjë: padurimin.

Njëra palë do që politikanët e korruptuar të përballen menjëherë me prokurorin dhe që ky i fundit të jetë mundësisht edhe polici që i arreston dhe gjykatësi që jep dënimin, por edhe gardiani që do t’i ruajë në burg. Ndërsap ala tjetër kërkon t’i lidhë qytetarët drejtpërdrejt me kryeministrin. Të parët mendojnë se pastrimi i politikës mund të bëhet vetëm përmes drejtësisë; të dytët mendojnë se shteti mund të riparohet përmes teknologjisë dhe transparencës që ajo mund të garantojë.

Në thelb, të dyja palët kërkojnë të shkurtohet distanca mes problemit dhe atij që duhet t’i japë zgjidhje por, duke shkurtuar këtë distancë, rrezikojnë ta nxjerrin krejt të panevojshëm të mesmen institucionale, i cili është dhe vendi ku supozohet të qëndrojë demokracia.

Parlamenti, partitë, bashkitë, sindikatat, gjykatat dhe gjithë burokracitë e shtetit janë acaruese pikërisht sepse qëndrojnë mes problemit dhe zgjidhjes, shpesh duke e ngadalësuar se tepërmi procesin. Populizmi nuk e duron dot këtë.  Ai parapëlqen që njerëzit të komunikojnë drejtpërdrejt me pushtetin, duke anashkaluar institucionet jofunksionale. Në njëfarë mënyre, populizmi i ngjan një altoparlanti, që merr një problem real dhe e amplifikon deri në atë pikë sa e kthen në shpjegim të gjithçkaje tjetër. Nëse korrupsioni ekziston, atëherë përmes tij shpjegohet pabarazia, emigracioni apo cilësia e arsimit. Dështimi i institucioneve është real, kështu që teknologjia mund të na nxjerrë nga kriza e tyre.

Por, rreziku këtu është se, nëse e shohim korrupsionin si arsyen kryesore të problemeve tona sociale, atëherë e gjithë politika tkurret tek çështjet e drejtësisë dhe hetimeve. Sikurse, nëse transparanca sillet si përgjigje ndaj mosbesimit, atëherë shtimi i platformave dokumentuese mund të paraqitet si provë se problemi i mosbesimit është zgjidhur.

Ne fiksohemi se cili zyrtar duhet ekspozuar apo hetuar, ndërkohë që probleme konkrete si pabarazia apo uzurpimi i publikes nga privatja, trajtohen si hollësi të parëndësishme. Ky ndoshta është kurthi më i madh i momentit aktual të populizmit që po jetojmë. Të gjithë pretendojnë se po luftojnë kundër sistemit, por askush nuk është i gatshëm ta diskutojë vetë sistemin.

 

Next Post
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

"Asgjë e re nga fronti i rrëmujës"- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In