• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

17 mijë lekë për një sapun 2 dollarësh, si po mashtrohen me shitjet ONLINE shqiptarët

by A R
24/05/2018 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu online edhe në Shqipëri tashmë është një realitet, por nga ana tjetër konsumatori është i pambrojtur për cilësinë dhe sigurinë që paraqet ky treg.

 Faqet në Instagram të cilat ofrojnë produkte të shumta, nuk janë të kontrolluara dhe mashtrojë me produktet që shesin.

Rasti i trajtuar mbrëmjen e sotme në Fiks Fare denoncon këtë mashtrim të hapur që behet me konsumatorin shqiptarë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në redaksinë e Fiksi Fare erdhi një denoncim nga një qytetare për një faqe në rrjetin social Instagram, “Beautiful_skin_3”, tregtonte produkte të ashtuquajtura natyrale të përgatitura në mënyrë artizanale.

Qytetarja kishte porositur online një krem fytyre dhe një sapun larës. Pasi kishte marrë porosinë qytetarja i kontaktoi përsëri faqen, pasi kremi i kishte shkaktuar irritim në lëkurë, ndërsa sapunin edhe pse kishte paguar 17 mijë lekë në internet mund ta blije me çmimin 2 dollarë.

Denoncuesja ishte munduar të kontaktonte sërish me faqen për t’i kërkuar llogari për mallin që i kishin shitur dhe kthimin e pagesës, por jo që nuk kontaktoi, por faqja i bëri bllok. E gjëndër para këtij fakti qytetarja iu drejtua shërbimit postar, ku ky i fundit detyroi shitësen e mallit t’i përgjigjej klientes. Më në fund ajo mori mbrapsht pagesën e bërë që ishin plot 57 mijë lekë. 40 mijë lekë kremi dhe 17 mijë sapuni të reklamuara si bio nga faqja e Instagramit “Beautiful_skin_3”.

Fiksi menjëherë kontaktoi me faqen “Beautiful_skin_3” për të bërë një porosi online , ashtu siç denoncuesja kishte vepruar. Gazetarët e fiksit porositën një krem për fytyrë me vlerë 4000 lekë, dhe një sapun larës 1700 lekë. Pasi porosia e bërë mbërriti me shërbimin postar, gazetarët e Fiksit konstatuar të njëjtin problem me denoncuesen. Kremi ishte pa asnjë etiketë, me përbërësit që përmbante dhe aroma ishte e papërshtatshme, ndërsa sapuni nuk ishte një prodhim artizanal por me ambalazh.

Fiksi shkoi në dyqane që tregtojnë produkte bimore dhe pyeti për çmimin e të njëjtit sapun dhe çmimi ishte vetëm 3 mijë lekë, ndërkohë që i njëjti produkt ishte blere online 17 mijë lekë.

Fiksi kontaktoi përsëri me faqen “Beautiful_skin_ 3” për të kthyer produktet e porositura, por faqja menjëherë vendosi bllok, njësoj siç kishte vepruar me qytetaren që e denoncoi. Por raste të shitjes së produkteve të ndryshme në Facebook apo Istagram ku mashtrojnë me produktet dhe nuk u përgjigjen më klientit janë të shumta dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Gazetarët e Fiksit iu drejtua Ministrisë se Ekonomisë, Sektorit të Tregut të Brendshëm për të pyetur se a ka një plan për të kontrolluar tregun online dhe sa i mbrojtur është konsumatori nga këto blerje. Kolotilda Neziri, Kryetare e Komisionit Të Mbrojtjes Së Konsumatorit pranë Ministrisë së Ekonomisë tha se faqet që qytetarët mund të bëjnë blerje online duhet të kenë disa elementë të domosdoshëm, siç janë mundësia e kthimit të produktin në rastet kur nuk janë arritur pritshmëritë dhe përshkrimi i produktit se çfarë përmban. “Faqa online duhet të ketë një adresë të saktë dhe të jetë një biznes i kontrolluar nga shteti duke plotësuar të gjitha ligjet në fuqi mbi të drejtën e konsumatorit” shprehet Neziri.

Aktualisht në Shqipëri janë 44 subjekte online që operojnë dhe që kontrollohen. “Në rastet kur një faqe online nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe vepron njësoj si në rastin që Fiksi ka denoncuar, kemi të bëjmë me një vepër penale dhe duhet t’i drejtohen organeve përkatëse. Deri më sot në institucionin që unë drejtoj nuk ka asnjë denoncim nga konsumatorët për blerje në faqet online” përfundoi Neziri./Top Channel

Next Post
Kombëtarja U-19 mposht Kosovën në Elbasan

Kombëtarja U-19 mposht Kosovën në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In