• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asistenca për të papunët, ulet periudha e përfitimit

by Java News
15/04/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagesa për periudhën e papunësisë, e njohur ndryshe si asistenca do të bëhet në varësi të periudhës së kontributit të sigurimit shoqëror, por sipas rregullave të reja është ulur kohëzgjatja e përfitimit, shkruan Gazeta Shqiptare. Gjithçka përcaktohet në një udhëzim të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili saktëson dhe procedurat e reja që do të ndiqen për përfitimet në rastet e humbjes së vendit të punës.

Kështu, deri më tani një person që kishte paguar 12 muaj kontribute të sigurimeve shoqërore përfitonte 1 vit asistencë, ndërkohë që me vendimin e ri ai do ta përfitojë vetëm për 3 muaj pagesë. Po ashtu, personat, të cilët kanë një periudhë kontributi të paktën 5-vjeçar do të marrin 9 muaj asistencë, ndërkohë që vetëm ata që kanë paguar sigurime mbi 10 vjet do të kenë mundësi ta marrin pagesën e papunësisë për një vit.

Ulje e kohëzgjatjes së përfitimit është parashikuar edhe në ato raste kur ka ripërsëritje të kërkesës brenda një periudhe të caktuar kohore. Kështu, sipas udhëzimit të ri, në rast të paraqitjes së kërkesës së dytë, për një periudhë të paktën 1-vjeçare të kontributeve të sigurimeve shoqërore, përfitimi i të ardhurës nga papunësia do të jetë 3 muaj, nga 10 muaj që ishte aktualisht.

Po ashtu, sipas rregullave të reja, në rast të paraqitjes së kërkesës së dytë, për një periudhë të paktën 5 vjet të kontributeve të sigurimeve shoqërore, përfitimi i të ardhurës nga papunësia do të jetë 3 muaj dhe po kaq edhe në rast të paraqitjes së kërkesës së dytë, për një periudhë mbi 10 vjet të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Megjithatë, ndonëse ulet koha e përfitimit, më herët Klosi ka njoftuar rritjen e pagesës bazë të papunësisë në masën 60%, duke u bërë 11.000 lekë në muaj, nga 6580 lekë që ishte aktualisht.

Përfitimi

Me pagesën e papunësisë mbështeten financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit te aktivitetit, etj. Për ta përfituar këtë pagesë, duhet të plotësohen edhe një sërë kushtesh, ku kryesori është që çdo person duhet të ketë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore, për çdo rast përfitimi.

Po ashtu, ai duhet të jetë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit, të paraqesë kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura. Gjithashtu, çdokush duhet të pranojë të punësohet ose të kualifikohet kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit. Ndërkaq, në tabelën bashkëngjitur shkrimit gjeni dhe dokumentet që duhet të plotësohen në rast se dëshironi të përfitoni këtë pagesë si dhe rastet kur nuk mund ta përfitoni asistencën.

BW

Next Post

BE-ja planifikon që buxhetin e Speciales ta miratojë deri në qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In