• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

150 persona në ditë në urgjencën e Gjirokastrës, kërkojnë ndihmë për grip e COVID

by A M
14/01/2024 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjirokastër vazhdojnë të regjistrohen shifra të larta të personave të prekur me gripin stinor. Janë rreth 150 persona në ditë të cilët paraqiten pranë mjekut të familjes si dhe në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” me virozat e stinës ndërsa nuk mungojnë edhe infektimet me Covod-19

“Vazhdon paraqitja në urgjencë e shumë pacientëve të cilët kanë shqetësimet e gripit, ato janë nga më të ndryshmet, janë në ditët e ndryshme të gripit, dhe ne kemi dhënë mjekimin dhe ndihmën e parë, po kështu kemi dhënë recetë për trajtimin në shtëpi”, thotë Bledar Çela, mjek i urgjencës.

Mjekët kërkojnë nga pacientët që të bëhet kujdesa pasi është parë që gripi këtë vit zgjat më shumë se zakonisht.

“Gripi nuk ikën me një ditë, me dy ditë, bile ka simptoma që mund të zgjasin 20-30 ditë, ky grip ka një kollë që zgjat zakonisht dhe një dhembje fyti, po sidoqoftë duhet ndjekur në dinamikë n.q.s kalojnë ditët 1 javë, 10 ditë dhe vazhdojnë me temperaturë, me kollë të fortë, me dhimbje gjoksi duhet parë më seriozisht dhe duhet vizituar tek mjeku se mos kalon në bronkopneumoni apo diçka tjetër që mund të jetë më serioze”, shprehet  mjeku.

Në fillim të sezonit dimër pranë strukturave shëndetësore në Gjirokastër morën vaksinën antigrip  6 500 persona, kryesisht të moshuar, çka ka ndikuar në uljen e sëmundshmërisë. Megjithatë, bluzat e bardha apelojnë për respektimin rigoroz të masave parandaluese për gripin stinor.

“Është e mirë për moshat e treta sepse është një ndihmesë por duhet thënë që çdo vit gripi është një virus i ri dhe kuptohet që vaksina të jep ndihmën por këtë vit virusi ka karakteristika të  veçanta dhe jo vetëm vaksina duhet bërë por do kujdes me gripin, të mbash distancë, të mos ekspozohesh sidomos ata që kanë sëmundje shoqëruese  po kështu edhe trajtimi që i bën vetë në shtëpi duke marrë lëngje, duke marrë paracetamol, duke pirë çajrat do dhe një kujdes të madh nuk është vetëm vaksina”, thotë mjeku.

Virusi stinor deri tani nuk ka shkaktuar komplikacione të rënda shëndetësore, por mjekët apelojnë për një kujdes të shtuar kryesish tek fëmijët dhe moshat e treta.

/a.d

Next Post
Vriten dy izraelitë nga një raketë e shkrepur nga Libani

Vriten dy izraelitë nga një raketë e shkrepur nga Libani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIA i përgjigjet sërish Tabakut pas fshirjes së postimit: Nuk zëvendëson një ndjesë ndaj publikut

MIA i përgjigjet sërish Tabakut pas fshirjes së postimit: Nuk zëvendëson një ndjesë ndaj publikut

August 30, 2026
Tmerr në ajër! Avioni me 33 pasagjerë kthehet me urgjencë në Rodos pas tymit nga motori (VIDEO)

Tmerr në ajër! Avioni me 33 pasagjerë kthehet me urgjencë në Rodos pas tymit nga motori (VIDEO)

August 30, 2026
“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

August 30, 2026
Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

August 30, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

August 30, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Kush gënjen dhe kush abuzon?

August 30, 2026
Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

August 30, 2026
Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

August 30, 2026
“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com