• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘150 nuk a keq, do me mbulu dhe doganierët or ti’/ Zbardhen përgjimet mes policëve dhe kalimtarëve në kufirin me Kosovën: Mos bini shumë në sy

by Java News
11/04/2022 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për punonjësit e Policisë Kufitare, që u goditen tri ditë më parë në Pikën Doganore të Morinës në Kukës.

Bëhet me dije që janë lënë në fuqi masat e mëparshme të arrestit të përcaktuara nga SPAK, ndërkohë që bëhet me dije se një prej tyre vijon të jetë në kërkim. Prokurorët e çështjes kanë lexuar para Gjykatës fakte, përgjime, biseda e kanë sjellë me dhjetëra fakte, sipas prokurorëve, që e implikojnë grupin e policëve me një sërë rastesh ryshfeti dhe lejimi të kalimit të mallrave kontrabandë. Prokurorët e çështjes kanë bërë me dije se ditëve të fundit punonjësit e Policisë kanë mundur t’i zbulojnë kamerat e instaluara në kabinat e shërbimit në pikat kufitare duke i thyer ato.

Arrestimi, ndalimi dhe pezullimi i tyre u bë ditën e premte, ndërkohë që Policia dhe Prokuroria e Kosovës kishin ndërhyrë në dy pika të tjera të tyre, duke vënë në pranga thuajse të gjithë skuadrën policore që shërbente në kufirin mes nesh. Prokuroria ka nxjerrë një sërë përgjimesh që janë përftuar nga bisedat mes punonjësve të Policisë dhe të personave që kanë shfrytëzuar këtë pikë doganore për të realizuar qëllimet e veta, thotë akuza. Në përgjime dalin disa episode që lidhen me kalime makinash dhe hyrjedalje me test, që sipas policëve janë të kaluara afati. Gjykata ka vendosur masa konkrete ndaj secilit efektiv të përfshirë në ryshfet dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që drejtori i Kufirit bashkë me tre të tjerë janë pezulluar nga puna deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të çështjes.

PJESË NGA DOSJA

Del një pjesë e përgjimeve që çuan në pranga efektivët në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, të cilët u merrnin para në dorë qytetarëve shqiptarë e kosovarë, për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin. Në përgjime del edhe një bisedë mes dy efektivëve, Halim Shehu dhe Fatri Iseberi, të cilët diskutojnë mbi shumat që kërkojnë. Fatriu tregon se kishte biseduar me një person, që i ka ofruar 15 mijë lekë por se ai nuk kishte pranuar më pak se 25 mijë lekë.

PËRGJIMET:
Halimi: He mik
Fatriu: A te thirri?
Halimi: Jo, hala jo
Fatriu: Se ika me hëngër një pilaf thashë, që t‘i kallzojsh
Halimi: A… sa ndalesh?
Fatriu: Po aç dhjetë mimata se… (nuk kuptohet qartë)
Fatriu: Hë
Halimi: Ka mbaru punë ai shoki…
Fatris: Jo bre vallaj
Halimi: Po vallaj E marr ne telefon un q tash, thush kur te afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…
Fatriu: Eee
Halimi: Për besë, për besë tha, kam ken në zbritje të Kçirë tha, telefoni s‘bajke me thirr… Po unë të kom thirr dhjetë herë thashë bre… Unë jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gjë emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Unë thashë ta lo porosi, ta la njërin aty bre… Edhe (nuk kuptohet qartë) unë prita. Varja. Po veç kqyr në darkë një herë… Mos u përmend gjo atyne se nuk del mirë me ju thonë, po veç këqyr në darkë një herë, a po.. (nuk kuptohet qartë) a jo.
Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qartë) Hajt.
Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu…
Fatriu: Jo, jo hajt…
Fatriu: A je kund bre?
Halimi: O mik ç’e në Lezhë vallaj jam, me dhëndër, me at (nuk kuptohet qartë) patentën. C’a bone ti?
Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (kështu dëgjohet), edhe
Halimi: Cilin?
Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si ai), tha u bofsh njëqind eurosh. Jo or
daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithë doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va ropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur marrish dyqind e pesëdhjetë veç thashë hajde, ndrysh thash, jo. Tash unë mirrem edhe me këto, mirrem me ç’aq thashë…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë. Thashë, jo.
Halimi: Njëqind e pesëdhjetëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte).
Fatriu: Jo, njëqind e pesëdhjetë tha do me mbulu dhe doganiert or ti…/ panorama.al

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 15 Qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

“Në punë, paratë po vijnë”/ Parashikimi i Horoskopit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

October 7, 2026
Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com