• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Numri i grave pronare, rritje marramendëse më 2015

by Java News
08/03/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2015, numri i  grave, pronare të bizneseve të reja u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKR-së, vitin e kaluar gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014. ( shih grafikun)

Në të njëtën periudhë  bizneset e hapura prej tyre zunë 34.2% të totalit të sipërmarrjeve fillestare, në po të njëjtën periudhë. Shifrat janë optimiste dhe tregojnë se gjithnjë e më shumë, femrat shqiptare po investojnë në rritjen e pavarësisë së tyre ekonomike.

Megjithatë në tregun e punës ekzistojnë dallime të konsiderueshme gjinore, ku femrat e të gjitha grupmoshave kanë shkallë shumë më të ulët punësimi sesa meshkujt. Edhe në papunësinë afatgjatë, gratë janë më të ekspozuara se burrat. Ato janë veçanërisht të pafavorizuara në zonat rurale, ku shpesh bëjnë punë të papaguara në fermat familjare, gjë që kufizon fuqizimin dhe pavarësinë e tyre ekonomike. Dokumenti politik i përfshirjes sociale për periudhën 2016-2020 përcakton barazinë gjinore në tregun e punës si një nga synimet kryesore të zhvillimit të vendit, i cili do të mund të arrihet me zbatimin e disa masave, si: miratimi i ndryshimeve legjislative për pagë të barabartë, nxitja e masave të diskriminimit pozitiv në sektorët ku gratë janë të nënpërfaqësuara dhe përmirësimi i qasjes në kredi dhe mbështetja e bizneseve.

Sipas kësaj strategjie, deri në fund të vitit 2020, sipërmarrjet e drejtuara nga gratë do të përbëjnë 35% të totalit në të gjithë vendin. Aktualisht, shumica e bizneseve të regjistruara të drejtuara nga gratë gjenden në Tiranë (31%) dhe Elbasan (30%). Ndonëse rreth 70% e grave që jetojnë në zonat rurale punojnë në bujqësi, vetëm 6% e fermave janë në pronësi ose nën menaxhimin e tyre.

Hendeku gjinor është më i ngushtë midis femrave dhe meshkujve me nivel më të lartë arsimor. Ky fakt sugjeron që gratë dhe vajzat e arsimuara e kanë më të lehtë të hyjnë ose të rikthehen në tregun e punës në krahasim me ato më pak të arsimuara, të cilat do të duhen të mbështeten për të përmirësuar aftësitë profesionale. Shembuj të tillë të suksesshëm janë zbatuar në vende të tilla si Italia e Veriut dhe vende të tjera në Europë.

Në rastet kur gratë gjejnë punësim, ato fitojnë zakonisht më pak të ardhura. Pavarësisht se femrat kanë mesatarisht rreth 1,3 vite më shumë arsim në krahasim me meshkujt, ato marrin paga mesatarisht një të pestën (20%) më të ulëta dhe hendeku gjinor i pagave duket se po rritet.

Zgjerimi i hendekut gjinor të pagave mund të vijë pjesërisht si rrjedhojë e ndikimeve të krizës ekonomike.

Masa e nënpërfaqësimit të grave është më e lartë në sektorin privat jobujqësor, ku vetëm 33.4% e punonjësve janë gra, ndërsa shifra në sektorin publik është 48% (INSTAT, 2014)

Në sektorin publik, gratë përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në pozicione të tilla si specialiste ose punonjëse të zakonshme, të cilat paguhen shumë më pak në krahasim me pozicione si ligjvënës, zyrtarë të lartë dhe drejtorë, politikëbërës etj., të cilat mbahen më shpesh nga meshkujt. Gratë janë gjithashtu të nënpërfaqësuara në organizatat e shoqërisë civile, vetëm 18,2% e të cilave drejtohen prej tyre.

Gratë sipërmarrëse, deri në 2018-ën, 500 biznese do të përfitojnë fonde

Gratë sipërmarrëse po e rrisin kontributin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Në vendin tonë operojnë rreth 100,000 biznese aktive, nga të cilat numri i Ndërmarrjeve të

Vogla dhe të Mesme (NVM) të drejtuara nga gratë përbën rreth 26% të numrit të përgjithshëm. Aktiviteti ekonomik i ndërmarrjeve në pronësi të grave është i përqendruar kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë. Gratë sipërmarrëse kryesisht drejtojnë ndërmarrje të vogla me 1 deri në 4 të punësuar duke treguar se shumica e tyre janë të vetëpunësuar ose pronare të bizneseve të vogla.

Aksesi në financë shihet si çelësi që do të ndihmojë në tërësi në integrimin gjinor në ekonomi. Kësaj i shërben edhe Fondi në Mbështetje të Grave në Sipërmarrje i cili është krijuar në vitin 2014. Sipas Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve ( AIDA), parashikohet që deri në vitin 2018 të gjenerohet një financim prej 240 milionë lekësh, nga i cili të përfitojnë më shumë se 500 biznese, duke mundësuar rritje ekonomike të qëndrueshme dhe vende të reja pune.

Qëllimi i fondit është të kontribuojë në rritjen ekonomike të sipërmarrjeve femërore duke nxitur investimet e reja nëpërmjet rritjes se financimeve nga institucionet financiare jo bankare dhe shoqëritë e kursim-kreditit. Buxheti i parashikuar për këtë fond në 2016-ën është 10 milionë lekë dhe subvencionon normën e ë interesit të kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat drejtohen nga gratë si pronare apo administratore. Kjo skemë konsiston në pagesën e interesave për kreditë e marra nga gratë dhe që do të përdoren për investime në biznes. Ndihma financiare do të mbulojë 50 % të normës së interesit, për 4 (katër) vite radhazi, dhe jo më shumë se një milion lekë për një kredi, për ndërmarrjet që do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre në:

-sektorët prodhues dhe të shërbimit;

-sektorin e industrisë së lehtë, kryesisht në industrinë e përpunimit aktiv (fason);

– sektorin e turizmit;

– fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;

– procesin e agropërpunimit;

-fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit.

Përfitimi i këtyre ndërmarrjeve nga fonde të akorduara nga donatorët apo institucione financiare ndërkombëtare nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga ky fond.

Monitor

Next Post

E vetmja rrugë e Blushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com