• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja rrugë e Blushit

by Dritan Hila
08/03/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa ndodhi në sallën e Elbasanit, është vetëm maja e ajsbergut. Ditët më pas nxorrën në pah se mekanizmi i denigrimit të kundërshtarit, qëmtimi në biografinë e tij, aludimi dhe shpifja për lidhje okulte, të Ben Blushit, janë i njëjti model që kemi parë në 25 vjet dhe që punon me të njëjtin material të marrë nga magazinat e Partisë së Punës. Gazetat shqiptare, media audiovizive, përdorin materiale apo editorialë që do t’i kishte zili çdo gazetë partiake e kohës së luftës së ftohtë. Natyrisht që nuk ishte kjo që njerëzit prisnin nga Edi Rama. Ashtu siç është jashtë çdo dyshimi që me të tilla metoda, do të vepronte njeriu që erdhi në krye të PS nëpërmjet intrigës. Ditët që vijnë, sa më shumë të nxehet fushata, aq më shumë do të na shohin sytë. Dhe për fat të keq, Rama nxjerr në pah arsenalin më të madh të tij, për asgjësend. Po gjuan mushkonja me artileri të rëndë. Dhe të gjitha kanë si shkas psikologjinë e bajraktarit. Sepse Ben Blushi nuk është kërcënim për kryesimin e tij në parti. Çdokush e di se edhe sikur Rama mos merrte pjesë në fushatë, fitorja e tij ishte e padiskutuar. Fitore që do të vinte për arsyet pragmatiste të paritakëve, sesa idealiste. Po ashtu, ky demonstrim muskujsh nuk i shërben për të tulatur shizmat e reja në parti. Pas Blushit, aty do të mbizotërojë shkretëtira e debatit. Ata që kanë mbetur, dhe herë quhen “xhaketa të vjetra”, herë “veteranë”, herë “të urtë” dhe herë “profesorë”, janë aty për pazare tenderash, koncesionesh dhe hidrosanitaresh. Nuk ka asgjë ideologjike dhe parimore në egzistencën e tyre të sotme. Nuk ka asgjë parimore dhe morale në ekzistencën e kësaj qeverie të buruar nga PS-ja, e cila votbesimin e merr nga deputetë që në 21 janar donin t’i varnin nëpër palmat e kryeministrisë, dhe palmat i bëri simbol të saj të korrupsionit buzë autostradës.

Ajo që po instalohet sot me asgjësimin e Blushit, do të jetë era e re politike, e cila do të zgjasë edhe për dhjetë vjet të tjera. Është rrjedhimi llogjik i dorëzimit të partisë në duart e Edi Ramës. Mendonin se Ramën, do ta kishin kollaj ta ç’instalonin. Harronin se përballë nuk do të kishin Ramën, por kryeministrin e veshur me korracën e pushtetit. Do të kishin Kryetarin.

Një pjesë e ndjekësve të Blushit, ende shpreson tek mrekullia. Kujtojnë kohët kur Nano në burg, me vetëm shtatë përkrahës, jashtë hekurave, ia doli me anë të mocionit të thyente kundërshtarët. Por harrojnë se Nanoja ishte “Kryetari”. Se ajo parti ishte ndërtuar mbi kultin e kryetarit. Se e themeloi Enver Hoxha që e donte kazermë, dhe ashtu e bëri. Se e trashëgoi Fatos Nano që e donte liberale dhe ashtu e bëri. Se e mori Edi Rama që e do plastelinë, dhe ashtu e bëri. Se psikologjia shqiptare do mitin e bajraktarit. Se nuk duam shtetin, por pushtetin. Se nuk duam rregullat e lojës, por lojën ku ne bëjmë golin. Se nuk duam demokracinë, por duam të votohet vetëm një herë dhe në favorin tonë. Se duam revolucionin, por vetëm pasi të kemi marrë leje në polici. Se bërtasim gjithë ditën për ç’instalimin e kësaj klase politike, por jemi bllok nëse thyhet një gotë në lokalin buzë rrugës, ku kalojnë “ç’instaluesit”.

Çfarë vjen pas kësaj? Asgjë për t’u shënuar. Ramën do ta rrëzojë ekonomia, siç rrëzoi komunizmin dhe Berishën. Rama shpreson që e gjitha të bëhet një lojë, ku ai, Berisha, Meta të jenë gjithmonë njerëzit që do të lëvizin fijet e nëndheshme të politikës. Dhe meqënëse revolucionet që përmbysin klasa politike në botë ndodhin një herë në 50 vjet, ndërsa në Shqipëri asnjëherë, të vazhdojë t’i japë leje ndërtimi Delijorgjit të Gërdecit, koncesione Klodit të spitalit Amerikan, Beneti i i Fondit të Zhvillimit të vazhdojë të ndajë tendera për klientët e tij që presin rradhën tek bytha e Kërpudhës. Mund të jetë ndryshe vetëm nëse Blushi, pasi të humbë, të dalë jashtë nga ajo godinë që quhet PS, të përveshë mëngët, të krijojë një shtëpi të së majtës, dhe të bëjë atë që askush nuk e ka bërë deri më sot: të luftojë për idealizëm. Nëse…

Next Post

Shkolla e Policisë/ Shpallen datat për testimin, ja dokumentet e nevojshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In