• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14 vite nga “21 Janari”, Rama: Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë

by A R
21/01/2025 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 14 vite nga 21 Janari, kur gjatë protestës së opozitës, asokohe Partia Socialiste, mbetën të vrarë katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Në vitin 2021, 10 vite pas ngjarjes së rëndë, kryeministri Edi Rama i shpalli “Dëshmorë të Atdheut” katër protestuesit e vrarë.

“‘Drejtësia vonon po nuk harron’, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 Janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë,” shkroi z. Rama në rrjetet sociale me rastin e 14-vjetorit të ngjarjes.

Në vitin 2023, ish-kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Tiranës që dosja e vrasjes së Aleks Nikës t’i kalojë SPAK-ut.

Në mars 2024, Gjykata e Lartë në Shqipëri urdhëroi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të nisë hetimet për vrasjen e Nikës, pasi fillimisht Prokuroria e Posaçme nuk e kishte regjistruar kallëzimin e dorëzuar nga avokati i familjes së viktimës.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011

Me qindra qytetarë u ngritën në protestë më 21 janar 2021 para kryeministrisë me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta pas fillimit të tubimit, nisën të hidhen gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua më tej me tentativën e disa protestuesve për të hyrë në oborrin e kryeministrisë. Ajo që pasoi ishin të shtënat e armëve brenda territorit të kryeministrisë, që lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.

Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës u dërgua për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti kishte vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe vendosi në krye të akuzës si urdhërues të vrasjeve kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.

Next Post
Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Ti k/hajduti,edvin karapushti,dhe ortaku jot,monstra e vicidolit,po pengoni Drejtesne per 21 janarin,ju ishit ata,qe e orkestruat kyte vrasje makaber.Ti je akomame,me i ndyre se monstra,ti po shkele mbi kufomat,me hipokrizine tende,me ata karafilat e kuq.Ti bene sikur po kerkon drejtsi,ku ne te vertete ti je,ai qe e pengon,turpe te keshe,i pa cipe e pa karakter.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE drejt tkurrjes demografike, gati 30 milionë banorë më pak deri në vitin 2100

BE drejt tkurrjes demografike, gati 30 milionë banorë më pak deri në vitin 2100

April 17, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Gafa e Sekretarit të Luftës, Hegseth citon një varg të biblës, por është nga “Pulp fiction”

April 17, 2026
A është hakeruar aplikacioni i von der Leyen?

A është hakeruar aplikacioni i von der Leyen?

April 17, 2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

April 17, 2026
“Cjepërit brirë më brirë…”, Spiropali reagon pas dështimit të mbledhjes së “Zgjedhores”

‘Shpërthen’ Spiropali: PS po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku bëhen emërime okulte!

April 17, 2026
I dërguari special i SHBA: Armëpushimi me Hezbollah është “fillimi i një rruge”

I dërguari special i SHBA: Armëpushimi me Hezbollah është “fillimi i një rruge”

April 17, 2026
SPAK jep pretencën për Evis Berberin, kërkon 10 vite burg

SPAK jep pretencën për Evis Berberin, kërkon 10 vite burg

April 17, 2026
“Pas moshës 35 vjeç rrezikoni të mos mbeteni shtatzënë”, gjinekologia tregon shkaqet

“Pas moshës 35 vjeç rrezikoni të mos mbeteni shtatzënë”, gjinekologia tregon shkaqet

April 17, 2026
Alarm për karburantin e avionëve! Evropa drejt mungesës, rrezikohen fluturimet

Alarm për karburantin e avionëve! Evropa drejt mungesës, rrezikohen fluturimet

April 17, 2026
Vijojnë gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

Vijojnë gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In