• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’14 maji’/ Benet Beci prezanton pikat kryesore të programit: Synojmë ta kthejmë Shkodrën një qytet turistik dhe qendër rajonale

by Java News
17/04/2023 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke prezantuar pikat kryesore të programit të tij për Shkodrën, kandidati i PS për këtë bashki, Benet Beci tha se synimi i tij është që ta kthejë qytetin në një qendër turizmi dhe rajonale. Në intervistën për “News Line” në Abc News, Beci tha se kryefjala do të jenë zhvillimi ekonomik, projektet dhe investimet.

“Janë tre linja kryesore të fushatës. Së pari, do të jetë një bashki e cila do të jetë në punë, e fokusuar tek investimet. Do të jetë një bashki e hapur, e cila thith dhe merr investime dhe mendoj se do të jemi bashkia e parë në Shqipëri sa i përket thithjes së investimeve dhe donacioneve në Shqipëri.

Shkodra besoj të jetë qendra rajonale e zhvilluar përtej kufijve dhe mendoj se do të kemi një bashkëpunim për një bashki me banorët, komunikuese për të përcjellë problematikat që ka.  Shumë shpejt mendojmë të kemi një program të investimeve të rrugëve rurale dhe qyteteve.

Projekti kryesor i Shkodrës do të jetë hyrja e Shkodrës, që është bërë gati dhe pritet të investohet. Është edhe Ura e Bunës që lidh me Ulqinin. Janë disa projekte që janë në vazhdim, i lidhjes së Shëngjinit me Velipojën, disa pika doganore që po hapen për sa i përket rrugës së Zogajve.

Besoj që koncepti i projektit për Shkodrën nuk është brenda qytetit por në të gjithë zhvillimin rajonal të Shkodrës si qendër e rajonit të veriut.  Nëpërmjet hapjes me disa pika doganore. Investim kryesor është autostrada adratiko-joniane nga Muriqani deri në Lezhë.

Janë të ndarë në dy grupe, grupi i investimeve të qeverisë që e çojnë Shkodrën si hekurudha nesër dhe rrugë të tjera lidhëse dhe e kthejnë Shkodrën në një qendër rajonale zhvillimi. Pastaj është pjesa e Shkodrës brenda në mënyrë që Shkodra të jetë në një nivel të pritjes të turizmit dhe të forcimit të ekonomisë së saj. Që të jetë e tillë duhet të hysh dhe të jesh i ftuar të hysh në Shkodër.

Sot, nuk ka një ftesë për të hyrë. Është jo ftuese hyrja e Shkodrës. Kur them duam ta shikojmë Shkodrën në dy plane, rreth si qendër rajonale dhe brenda si ofertë turistike dhe fuqi ekonomike.”, tha ai. Ai përmendi edhe projektet për lumin Buna dhe për liqenin e Shkodrës.

“Bërja i lundrueshëm i Bunës dhe liqenit e bën atë të lidhet në mënyrë turistike me ujin dhe rrugët, me Ulqinin, Velipojën dhe Shëngjinit. Projekti i moleve e bën të lundrueshëm liqenin. Projekti që do të bëhet për të bërë të lundrueshëm Bunën, lidhja që bëhet me Velipojën, Ulqinin dhe Shëngjinin krijon një treg të jashtëzakonshëm turistik jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.“, tha Beci./m.j

Next Post
Veliaj: Berisha pa vulë dhe pa emër, bën fushatë me financimet ruse të Monikës dhe Ilirit

Veliaj: Berisha pa vulë dhe pa emër, bën fushatë me financimet ruse të Monikës dhe Ilirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In