• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër, Totozani kërkon ndërhyrjen e Presidentit kundër fenomenit të gjakmarrjes

by Java News
04/03/2016 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Igli Totozani, prezantoi sot në Shkodër, raportin e posaçëm për gjakmarrjen, ku theksohet se strukturat shtetërore nuk janë angazhuar në mënyrë totale dhe serioze për ta luftuar fenomenin.

Në raport thuhet se zbatimi i këtij ligji nga strukturat qendrore e vendore të parashikuara prej tij përbën domosdoshmëri për të luftuar këtë fenomen. Mbledhja e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes nga Presidenti, në cilësinë e drejtuesit të tij, do të ishte një mesazh pozitiv për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes dhe ndërkohë do të shërbente si nxitje për organet e administratës për miratimin e tyre.

“Nuk është zbatuar akoma urdhri i kryeministrit për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e akteve nënligjore për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes, që kryesohet nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme. Ndërsa, tre aktet nënligjore jo vetëm që nuk janë miratuar, por nuk janë përgatitur ende nga grupi i punës”, thuhet në raport, raporton ATSH.

Po ashtu, nënvizohet se hartimi dhe miratimi i strategjisë kombëtare dhe respektivisht edhe i planit të veprimit për luftën kundër gjakmarrjes në planin ekonomik, social, legjislativ, dhe përcaktimi i detyrave dhe i masave konkrete për institucionet shtetërore, shoqërore, shkencore, fetare, etj. është imediat. Ndryshimet e bëra në Kodin Penal, për rritjen e dënimit për autorët e vrasjes për gjakmarrje (jo më pak se 30 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm) dhe përfshirja e dy figurave të reja të krimit, si “kanosja serioze për t’u mbyllur në shtëpi” dhe “nxitja për gjakmarrje”, nuk janë të mjaftueshme për të luftuar këtë fenomen”.

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka rekomanduar “rritjen e bashkëpunimit me autoritetet homologe të vendeve të BE-së për të vënë para përgjegjësisë ligjore penale personat që me anë të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara kanë pretenduar si shkak gjakmarrjen për të kërkuar azil në ato shtete, me synimin që t’i jepet fund mashtrimit me përdorimin e gjakmarrjes si argument i pabazë për të kërkuar azil në vendet anëtare. Por, synim kryesor duhet të jetë nxjerrja e fëmijëve nga ngujimi dhe bashkimi, edukimi dhe arsimimi i tyre në shkollë”.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka kërkuar që nëpërmjet zyrave rajonale, të ndihmojnë ekonomikisht familjet e ngujuara me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe për të ulur nivelin e varfërisë. Gjithashtu, sipas tij, ky institucion në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor duhet t’u japë zgjidhje problemit të strehimit të familjeve të prekura nga gjakmarrja, të cilat për arsye sigurie kanë migruar nga vendbanimi i tyre në rrethe të tjera apo që janë rikthyer nga vendet e BE-së për shkak të refuzimit të dhënies së azilit.

Ndërsa Ministrisë së Shëndetësisë me strukturat e saj rajonale sipas tij, duhet të vazhdojnë ofrimin e shërbimit shëndetësor në shtëpi, familjeve të ngujuara nga gjakmarrja, sipas paketës bazë të Kujdesit Shëndetësor Parësor, që çdo qendër shëndetësore nëpërmjet mjekut të familjes u ofron pacientëve që janë regjistruar pranë saj.

ATSH

Next Post

Anti-NATO, protestuesit serbë shqetësohen për sovranitetin me portrete të Putin në duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com