• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mes iranianëve në Paris me Berishën, Majko flet si Kennedy: Unë jam muxhahedin

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Pandeli Majko janë pritur si heronj midis muxhahedinëve, gjatë një aktivitetin të zhvilluar më 2014 në Paris. Këtë e ka bërë të ditur sot Gazeta Shqiptare, e cila shkruan se Shqipëria e ka mbështetur me kohë kauzën e opozitës iraniane.

Në faqen zyrtare në internet të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, kjo lëvizje ka publikuar edhe dy fjalimet e Majkos e të Berishës, madje edhe fjalimet e vjetshme të Ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj e nënkryetarit demokrat të Kuvendit, Edmond Spaho. Majko shprehet në mesazhin që ka dhënë në këtë aktivitet se ishte hera e dytë që shkonte së bashku me Arben Malajn, ndërsa këtë herë ai ishte kryesues i një delegacioni prej 22 vetash nga Shqipëria për të mbështetur muxhahedinët.

“Kur erdha për herë të parë në aktivitetin tuaj, gjysma e kolegëve të mi më pyesnin se ku po shkoja. Muxhahedinët janë terroristë dhe sigurisht erdha me këtë ide. Dhe pastaj hap pas hapi bëra shumë miq. Por dy prej tyre u bënë më specialë, Hasani e Mediu. Hasani, i cili është një “terrorist” i vërtetë për akullore dhe sa herë takoheshim një herë në tre-katër ditë pinim kafe dhe hanim akullore e diskutonim për situatën në Lindjen e Mesme. Duam apo s’duam, ju na përfshitë në historinë tuaj, në dramën tuaj, në tragjeditë tuaja. Dhe ne ju kuptojmë shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse erdhëm këtu të gjithë së bashku përpara jush”, ka thënë Majko në fjalën e tij.

mujahedin paris

“Disa vite më parë ,në mes të Luftës së Ftohtë, Presidenti amerikan Kenedy ishte në Berlinin Lindor. Berlini Lindor ishte pak a shumë si kampi i Ashrafit në mes të botës komuniste. Dhe nga Berlini, ky politikan deklaroi shprehjen e famshme “Unë jam një berlinas”. Dhe në emër të të gjithë miqve të mi, ne kemi ardhur këtu të themi ‘men muxhahed hastan’ (ne jemi muxhahedinë)”, tha Majko. Në këtë moment e gjithë salla ka brohoritur në këmbë, duke thënë në anglisht “Faleminderit shqiptarë”. “Unë kam një ëndërr, të vij së shpejti në Teheran, i ftuar nga ju, për të ngrënë një akullore iraniane në Teheran”, e mbylli fjalën Majko.

Ndërsa gjatë prezantimit të Berishës moderatori i takimit tha se: “Shqipëria është një shembull për ndihmën humanitare dhe të drejtat e njeriut”. Duke i përshëndetur të pranishmit, ish-kryeministri, Sali Berisha e cilësoi këtë opozitën më të fortë dhe më të vjetër të të gjitha kohërave që luftoi për lirinë dhe dinjitetin e kombit të saj. “Unë erdha këtu për t’ju shprehur mbështetjen time, për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, për luftën tuaj për dinjitet. Ju admiroj dhe e di shumë mirë se me çfarë sfidash të mëdha e vështirësish përballeni gjatë lëvizjes tuaj”.

berisha mujahedin

“Erdha me shumë dëshirë këtu t’ju sjellë edhe përshëndetjet e bashkëqytetarëve tuaj, muxhahedinëve të Tiranës, një komuniteti të vogël të mrekullueshëm, që një vit më parë lanë kampin e Liberty dhe erdhën në kryeqytetin tonë. Ju duhet të jeni krenarë për ta. Një vit më parë qeveria amerikane dhe miqtë tuaj evropianë më kërkuan të marr një vendim dhe në fund unë nuk hezitova aspak, në kuadër të të drejtave të njeriut. Unë shpresoj që qeveria aktuale e Shqipërisë të marrë të njëjtin vendim për bashkëpatriotët tuaj që mund të vijnë nga kampi i Liberty”, tha Berisha.

GSH

Next Post

Selami shpjegon kritikat ndaj Bashës: E bëj për të mirën e partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar -

Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar –

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com