• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

12 vatra zjarri ende aktive në vendin tonë, si paraqitet situata dhe cilat janë zonat me problematike

by S T
03/08/2024 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton situatën e zjarreve në vend ku thotë se po punohet për shuarjen e 12 vatrave të zjarrit, të cilat janë ende akive, teksa 14 vatra të tjera të raportuara gjatë ditës së sotme janë shuar.

Ndërkohë bëhet e ditur se aktualisht, po monitorohet vatra e zjarrit në fshatin Skuraj, ku ka pasur riaktivizim, por intensiteti është i dobët dhe nuk paraqet asnjë rrezik për zonat e banuara.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë. Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll, por hera herës shpërthen për shkak të erës. Për shuarjen e plotë të saj janë të angazhuara 90 forca operacionale nga FA dhe strukturat vendore. Është vënë nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plotë të vatrës në Malin e Lopçit, Shkodër. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar 450 forca dhe 33 mjete. Në mbështetje të këtyre forcave janë të angazhuar 130 trupa nga Forcat e Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes njoftimi i plotë:

Forcat Operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punojnë për shuarjen e zjarreve në 12 vatra, të cilat vijojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera të raportuara gjatë ditës së sotme janë shuar.

Po monitorohet nga strukturat e bashkisë Kurbin, vatra e zjarrit në fshatin Skuraj, ku pati riaktivizim, por aktualisht intensiteti është i dobët dhe nuk paraqet asnjë rrezik për zonat e banuara.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë. Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll, por hera herës shpërthen për shkak të erës. Për shuarjen e plotë të saj janë të angazhuara 90 forca operacionale nga FA dhe strukturat vendore.

Është vënë nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plotë të vatrës në Malin e Lopçit, Shkodër.

Puna po vijon në një tjetër vatër, atë në zonën pyjore Bode, mbi fshatin Lozhan, bashkia Maliq. Në zonë po operojnë 26 efektivë nga FA dhe 50 forca nga strukturat vendore të bashkisë Maliq, të cilat e kanë vënë nën kontroll situatën dhe zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.

Nën kontroll është vënë edhe zjarri në fshatin Qarrishtë, bashkia Librazhd, në një sipërfaqe pyjore në zonën e Parkut Kombëtar Shebenik. Puna vijon dhe nuk paraqet rrezik për përhapje edhe zjarri në vendin e quajtur “Mali i Qukësit”, bashkia Prrenjas.

Forcat janë angazhuar dhe kanë nën kontroll situatën në vatrën e zjarrit në Malin Lugë, fshati Kus, Bashkia Tiranë.

Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Mallakastër, ku zjarri vazhdon me intensitet të ulët. Po punohet me 1 mjet zjarrfikës, 4 mjete të rënda tip Skrep dhe 2 mjete transporti vetëshkarkuese të tonazhit të rëndë. Vazhdon puna për kapsulimin e mbetjeve.

Në fshatin Mazhar, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur në një terren të thepisur. Vatra e zjarrit nuk rrezikon të përhapet, pasi pritet nga një përrua.

Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me barishte dhe kullotë në një lartësi të madhe. Për shkak të terrenit, operimi është i vështirë, por vatra nuk paraqet rrezik.

Me vëmendje po shihet situata e krijuar nga zjarri në fshatin Ninat, bashkia Konispol, në sipërfaqe me kullotë. Era e fortë po favorizon flakët, por janë larg zonës së banuar.

Një tjetër vatër në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, fshati Turan, bashkia Tepelenë është vënë në kontroll.

Gjatë ditës së sotme është evidentuar një vatër zjarri në fshatin Karoq, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në vendngjarje po punon një grup shërbimi nga MZSH Finiq. Momentalisht nuk paraqet rrezik.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar 450 forca dhe 33 mjete. Në mbështetje të këtyre forcave janë të angazhuar 130 trupa nga Forcat e Armatosura.
Ju lutemi qytetarëve të sinjalizojnë në kohë vatrat e zjarrit, për të ndihmuar edhe autoritetet të operojnë në kohë për shuarjen e tyre!

Next Post
I fusnin brenda çiftelive dhe mobilieve, zbardhet skema e grupit që trafikonin armë drejt Anglisë

I fusnin brenda çiftelive dhe mobilieve, zbardhet skema e grupit që trafikonin armë drejt Anglisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com