• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ciaula zbulon Hënën

by Java News
12/05/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Perlat Kapisyzi

Këtë periudhë post covid shumëkush e njëson me pasojat organike dhe psikologjike që ka lënë KOVID19 në pacientët e prekur rëndë. Por si kurues dhe bashkëvuajtës jo vetëm nga sëmundja por edhe nga “rënojat”e infodemisë mu kujtua një nga tregimet e shkrimtarit nobelist të viteve 30 Luigi Pirandello i cili mundohej të ndriçonte të vërtetën që të gjithë bëhen të ndërgjegjshëm dhe të vëmëndshëm ndaj fenomeneve dhe koncepteve të ndryshme vetëm kur bëhemi aktori kryesor i tyre në gëzime ose pësime.

Ciaula zbuloj hënën

“Dhe Ciàula filloi të qante, pa e ditur, pa dashur, për ngushëllimin e madh, ëmbëlsinë magjepsëse që ndjeu, sepse e kishte zbuluar, pikërisht aty, kur ajo po ngrihej në qiell, hëna, me vellon e saj të gjerë të dritës. , të harruar nga malet, nga fushat, nga luginat mbi të cilat ajo shpërndante dritë, duke e harruar atë, që nuk ndjente më frikë për natën, të cilit i ishte shuar lodhja, në atë natë tashmë plot habi,” shkruante Pirandello

Ndriçimi i argjend i atij lëmshi të verdhë që herëpashere shndërohej në një thelë pjepri të bërë më shumë se duhej, bënte të dukeshin të mjergulluara takimet romantike nën tapiceritë madhështore të pemëve dhe gjelbērimit, xheloz për dashurinë e hënës me natën.

Ciaula, i cili kishte dëgjuar pa kuriozitet, deri në kufirin e indiferentizmit, për natën, erësirën, muzgun, hënën,pyllin dhe agimin nuk kishte frikë nga erësira e galerive ku përmes tyre lëviznin si fantazma imazhet mozaik të përkedheljeve që flakëzat e venitura të fenerëve u benin shkembinjëve me dhjetra metra nën tokë, në tunelet e minierës.Dukeshin sikur po i merrnin me të mirë ..që ti rezistonin,sfidonin peshën e atyre thellësive .

Erësira e galerisë e thyer nga ndriçimi dritëshkurtër deri i mekur i fenerëve ishte “ shtëpia” e Ciaulës ku ai kalonte “ ditën erësirë” duke transportuar gurët e squfurit për të lënë punën deri në perëndim ku dielli plot prush nxitonte të freskohej. Por pas një dite pune të zgjatur ai u “ndesh” me natën e vërtetë pisë e zezë pa hënë, pa yje, një hapësirë pa fund, boshe të cilën Ciaula u përpoq ta linte sa më parë, nga sytë këmbët, i llahtarisur nga frika, me frymëmarje të nxituar dhe trokitjet e cmendura të zemrës në kraharorin e tij të brishtë, ku brinjët e tij, nën flakët e përdredhura të fenerëve, të kujtonin hijen e një skeleti lëvizēs.
Pra ndonëse kishte dëgjuar për natën, hënën dikur më parë në këto momente ato morrën kuptim, u bënë pjesë e memories, vuajtjes dhe habisë së shpirtit të tij.

Dhe për cudinë e Ciaulës, ashtu nëpërmjet mjergullës që la KOVIDI, ju kujtua se shumê koncepte të plurosura nga paaftësia njerzore për të kuptuar, vepruar, nga aftësia e cuditshme për të qënë indiferent, neutral, morën tjetër peshë,kuptim, përqasje duke u çplurosur.

Ciaula ka qënë në Louvër dhe nuk mund të dilte pa riparë Mona Lisën , buzëqeshjen e saj modeste për të cilën ishte kujdesur me aq mjeshtëri Leonardo Davinçi. Këtë kohë Ciaula ka parë shumë buzëqeshje ala” Mona Lisa” por që në fakt inteligjenca emocionale e stērvitur e viteve dhe sidomos e periudhës së pandemisë zbuloi tek ajo buzëqeshje artin e maskimit, të skërmitjes, mashtrimit, gënjeshtrës nëpërmjet buzëqeshjes ala Mona Lizës. Sepse siç thotë populli shpirti të del në fytyrë siç kishte ndodhur me shtojzavallen.

Ciaula të keqen e kishte dëgjuar , indiferent ndaj saj , pa kuriozitet për dimensionet fizike dhe shpirtërore të së keqes. Thonë që erësira është shtëpia ku e keqja endet zbathur dhe përpiqet të gjejë shoqe .. Në erësirën e tuneleve të pandemisë shtojzavallja krijoi skuadronin e “ bad guys “ të cilët mbronin krahët e njëri tjetrit duke sulmuar të mirën dhe gjithçka që u bëhej pengesë. Në erësirën sociale merr jetë solidariteti i të këqiave. Ciaula zbuloj të keqen përmes buzëqeshjes së Mona Lisës. Ciaula kishte dëgjuar për median, rëndësinë e saj, fake news, të vërtetat e saj por si gjithë të tjerët pa forcën për ta ndryshuar atë mundohej të “ ruminonte” gjithcka që gatuhej nga kronikanët. Përgjatë pandemisë Ciaula u ligështua nga mjerimi i disa banaqeve kronikanësh të cilët u bënë pjesë ose shtojcë e së keqes ashtu sic edhe u befasua nga ndershmëria dhe guximi i tyre për të thënë të vërtetën.

Ciaula edhe shumë të tjerë e dinin që kaleidoskopi egzistonte si fjalë por vetëm kur pandemia zbuloi përdorimin e tij në mekanizmat e karakterit, atëhere ngelën sa të zhgënjyer aq edhe pa fjalë duke kuptuar “ rëndësinë”që ka ky instrument për karakteret mediokër. Të armatosur deri në dhëmbë me kaleidoskopët tashmë të modernizuar deri në neveri, këta mediokër përpiqen të ngjiten duke u kapur dhe tërhequr njëritjetrin të pa shqetësuar nga korri i përqeshjeve të shumëkujt që dinë të perceptojnë mediokritetin sa pengues aq edhe lëndues, sa të shëmtuar aq kutërbues dhe dëmtues.

Ciaula kishte dëgjuar për Facebook ,takimet virtuale të shumëkujt, platformë ku hipokrizia , shtirjet, servilizmi,mëndjelehtësia ,

vrazhdësia deri në mizori morale , në saj të mënyrës virtuale, notonin”lirshëm” përkrah mesazheve të sinqerta.Ishte mësuar, nuk i bënin përshtypje më “ lundrimet” e tilla në Facebook deri në momentin kur Facebook i “shtojzavalles” filloi të pērdor si “ mish për Facebook” këdo duke përcjell mesazhin “a doni më për Belulin” me shpresën se facebookistëve u pëlqejnë të pavërtetat.

Megjithatë Ciaula tashmë kishte kuptuar ndryshimin midis duartrokitjeve në Facebook dhe të vërtetës.
Ciaula kishte dëgjuar shprehjen “ të flasësh Dutch” por e kuptoi vlerën e kësaj shprehje kur lexoi letrën e një “dutch folësi “ i cili kishte marr shërbim shëndetësor në Shqipëri fakt i pa denjë për të “gëzuar” Facebook.

Ciaula kishte dëgjuar për Zotin, ëngjëjt, djajt dhe përsëri ato i ishin ngulitur thjesht si i plot fuqishmi i drejt , shpëtimtari dhe mashtruesi.Por konceptet e tij ndryshuan kur u bë dëshmitar se si disa në mënyrë demostrative pretendonin se shëtisnin, drekonin me Zotin dhe në të njëjtën kohë fshehurazi vallzonin me djajtë.

Për Ciaulën respekti për këdo që respektonte rregullat e qarkullimit rrugor ishte i sinqert dhe konstant deri në momentin kur u bë dëshmitar i këshillave”mund të bëni gjithçka por mos haroni të zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor”..Cfarë zhgënjimi për Ciaulën..

Ciaula kishte dëgjuar për teorinë e relativitetit të Anshtainit. Por këtë teori e kuptoi në përqasjet ndaj relativizmit moral sipas të cilit vlerësimet morale të drejta ose të gabuara varen nga këndvështrimet të cilët nuk janë unike privilegj i askujt. Pikërisht nëpërmjet kësaj teorie Ciaula kuptoj se si përgjatë pandemisë vesi mund të shndërohej në virtut,se si indiferentizmi prej babaxhani ndaj cdo pune shkel e shko, alternohej me butësinë lavdëruese ndaj çdo shkelje.Se si mirësjellja e sinqertë ishte bërë legjendë, mirënjohja një ëndër foshnjarake dhe pritshmëria një zhgënjim vrastar.

Ndryshe nga egzaltimi që Ciaula përjetoi kur zbuloi magjinë e ndriçimit të hënës, kësaj radhe ai ndjeu frikën e përballjes me të panjohurën zhgënjyese, dilemën nëse duhet të jetoi me verbërinë e shkuar, të haroj sikur asgjë nuk ka ndodhur, në pritje të papriturave zhgënjyese dhe lënduese si “komplikacione” intelektuale.

Nëse do të duhej të mendonte njerëzisht, me sy hapur, i gatshëm për tu mahnitur nga kush , kur, si , apo për tu cuditur deri në lëndim nga kronikanët që dinpakun e ngrenë në detyrë duke e quajtur shkencëtar aq sa vet mediokri nuk u beson as veshëve dhe as syve të tij.

Ciaula kishte dëgjuar për lavdinë.. i ishte dukur një fjalë e ngjashme me zhurmën..që jo pak njerëz mundoheshin ta shmangnin por e kuptoi shumë mirë kur njohu shtojzavallen, “lavdia” e së cilës nuk ishte gjë tjetër vetëm shuma e keqkuptimeve të grumbulluara rreth saj. Dhe pikërish ky fakt e bënte atë të pa përshtatshme për të patur sukses ose më sakt e gënjente mëndja se ishte e suksesshme me arritjet liliputiste.

Ciaula kishte lexuar i çuditur vargun e Migjenit “dy buzë të kuqe dy dëshira të flakta“por këto kohë ka ngelur pa mendë nga “dy buzët e kuqe, shumë gënjeshtra të përflakta”.

Next Post
SPAK, frikë nga Berisha-Meta. U kujtojnë Ina Ramën, Xhevat Hanën e Dvoranin

SPAK, frikë nga Berisha-Meta. U kujtojnë Ina Ramën, Xhevat Hanën e Dvoranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

October 3, 2026
Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

October 3, 2026
“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

October 3, 2026
Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

October 3, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com