• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajraktarët dhe bibat që kanë drejtuar Shqipërinë!

by Java News
27/03/2022 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bardhyl Reso

“Partia Demokratike, mirë apo keq, është e Sali Berishës”-Jozefina Topalli

Të gjithë e dëgjuam vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës për njohjen e Komisionit të Rithemelimit të PD-së si forcë politike dhe akuzat e ndërsjella të të dy grupimeve të PD-së, që iu bënë gjyqtarit Zhukri për vendimmarrjen e tij. Sipas Gazment Bardhit, çështja do të kalojë në Gjykatën e Apelit e prandaj duhet pritur për zhvillime të të mëtejshme.

Kurse euforia e pasuesve të Komisionit të Rithemelimit apo, ndryshe, të idhtarëve të Sali Berishës, është gati në ekstazë. Të gjithë lakenjtë janë në garë se kush do t’i bëjë vlerësimet dhe lajkat më të mëdha Sali Berishës, “pronarit” të përjetshëm të PD-së, të cilin Jozefina Topalli e krahasoi me vetë krijuesin duke e quajtur “fuqi të natyrës”.

Dhe më tej: “Unë nuk do të doja që partia të ishte vetëm e një personi, por ky është realiteti. Unë e kam pasur të qartë gjithmonë, veçse të tjerët nuk e kishin të qartë”.

Nuk ka nevojë për koment për këtë, që është shfaqja më e qartë e një servilizmi të pështirë e bërë nga ajo që ka drejtuar për dy sesione radhazi Parlamentin e Shqipërisë. Unë personalisht nuk u çudita, pasi i kam ende shumë të gjalla skenat e drejtimit prej saj të Parlamentin Shqiptar jo si një zonjë shkodrane, por si një llaxore e shkuar llaxores.

“Kapeni për zhelesh dhe nxirreni jashtë” është shprehja e saj, që e kujton shumëkush, kur urdhëronte rojet e parlamentit ose ndërpriste diskutimet e opozitës për t’u treguar “zonjë e hekurt”. Shëtitjet në mbarë botën si kryetare e Parlamentit të Shqipërisë dhe mos humbja e privilegjeve si ish-deputete e PD-së, kanë rizgjuar siç duket ëndrrat e pushtetit të pamerituar. Janë këto ëndrra, që tani i shikon me sy hapur, që e çojnë deri në shpresën absurde që SHBA mund t’i heqin statusin “non-grata” Sali Berishës.

Sipas saj, shqiptarët në votimet e fundit treguan se besimin nuk e lidhin me vendime të marra jashtë Shqipërisë. Si është e mundur që të arrish ne të tilla konkluzione në një kohë që ambasadorja Kim e ka bërë të qartë se SHBA nuk do të kenë asnjë marrëdhënie institucionale me cilëndo parti, që drejtohet nga një person i shpallur “non-grata” nga qeveria Amerikane.

“Mos e nigjoni njat bibë”, thotë një shprehje shkodrane. Fatkeqësisht janë bajraktarët dhe bibat që kanë drejtuar Shqipërinë. Nuk e di për sa kohë do të vazhdojmë në këtë rrugë.

Next Post
Dritan Abazoviç: Nesër do të mësojmë nëse qeveria e Malit të Zi do të bjerë

Zgjedhjet në dy komuna/ Abazoviç flet si kryeministër: Jam gati dhe shumë optimist, nuk i pranoj shantazhet

Comments 1

  1. Baca says:
    4 years ago

    Specialistja e karabushit i merr te keqen bibes!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha është në betejë me gënjeshtrat e veta

April 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Tjetër aksident në Shqipëri brenda pak orësh, dy mjete përplasen në Shkodër, tre të plagosur

April 22, 2026
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

April 22, 2026
U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

April 22, 2026
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, PDK: Qeveria u zotua se do ta themelonte Asociacionin

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, PDK: Qeveria u zotua se do ta themelonte Asociacionin

April 22, 2026
Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

Pas Administratives, Veliaj kërkesë edhe GJKKO-së: Seancat gjyqësore të transmetohen live, është detyrim

April 22, 2026
Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

April 22, 2026
“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

April 22, 2026
Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

April 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në Thumanë/ Përplasen dy automjete, humb jetën drejtuesi

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In