• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tefta Cami: Një klithmë nëne në ditën e nënave

by
08/03/2022 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tefta Cami

Ju bëj thirrje në këtë 8 mars si grua, që lind e mbron jetën e si nënë ju trupave ushtarake dhe oficerëve Rus:

Ndërgjegjësohuni, se po bëni një luftë të padrejtë, për t’u shërbyer oligarkëve tuaj me presidentin Putin, si më i korruptuari në Rusi!

Ndërgjegjësohuni, se po vrisni shtetas të një vendi fqinj e të një kombi paqësorë me prejardhje trake! Po vrisni edhe gra e femije deri edhe beben Kirili 18 muajsh! A vriten fqinjët, që njihen si vëllezër? A vriten fëmijët e sapo lindur? A e bëni gjumin të qetë nga klithmat e fëmijve dhe të popullit trim e heroik të Ukrahinës, që po vrisni me urdhër të presidentit Putin?!

Ndërgjegjësohuni dhe mos lejoni të përdoren jetët tuaja të bekuara si mish për top nga ju si agresorë të Rusisë!
Ndërgjegjësohuni dhe dezertoni nga lufta, duke u kthyer pranë familjeve tuaja të dashura e të shenjta, për të mbrojtur jetët tuaja të çmuara, që e keni dhuratën më të bukur nga dashuria prindërore! Ndërgjegjësohuni, se po merrni mallkimin e gjithë popujve të botës! Mallkimi i përbashkë është energji e fuqishme, që do t’ju zë deri në 50 breza.

Në këtë 8 mars edhe unë si grua e nënë në vend, që të uroj, po mallkoj:

Qofsh i mallkuar o presidenti Putin në 50 breza, që sulmove Republikën Demokratike të Ukrahinë dhe po bën vrasje e krime makabre deri edhe bebet e vogla si Kirilin 18 muajsh! Qofsh i mallkuar o presidenti Putin, që po e përdor ushtrinë ruse si mish për top, për të kënaqur egocentrizmin e manjakizmin tënd, për t’i rikthyer Rusisë territoret e ish-BS, që shpreh sa çmenduri aq edhe një ëndërr të parealizueshme.

Shekulli i XXI është e do të jetë kundër perandorive skllavëruese, sepse popujt duan pavarësi kombëtare, duan paqe, duan liri e sistem demokratik. Qofsh i mallkuar o presidenti Putin, që sulmove e po bën agresion ushtarak mbi Republikën Demokratike të Ukrahinës me pretekstin, që të mos futet në NATO, ashtu siç po paralajmëron presidenti i Serbisë Vuçiq Republikën e Kosovës, që UÇK-ja e NATO e çliruan nga kthetrat e skllavërisë të Serbisë dhe e bënë të pavarur.

Mesa duket Vuçiçi po provokon NATO-n, që t’i vihet kufiri atje ku duhet, mbi ish-Sanxhakun e Nishit tek molla e kuqe, ku ka qenë dogana Serbi-Kosovë. Popujt e dijnë se NATO është e do të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë e të pavarësisë të vendeve të pavarura e demokratike. Dhe vendet e pavarura dijnë e janë të lira të vendosin aleancën me NATOn.

Qofsh i mallkuar o presidenti Putin si dhe e gjithë klika jote qeveritare e ushtarake, që zbatojnë qëllimet vrastare e kriminale tuajat, për të vrarë ukrahinas të pafajshëm! Ju ndjektë hija e krimit si tek tragjedia e Shekspirit “Makbeth” nga klithmat e të rënëve e të fëmijve të vrarë!

*Ish-ministre e Arsimit

Next Post
Merret vendimi/ Avionët e Polonisë i kalojnë Ukrainës, roli i SHBA-ve dhe reagimi i rusëve

Merret vendimi/ Avionët e Polonisë i kalojnë Ukrainës, roli i SHBA-ve dhe reagimi i rusëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

October 7, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Dëmi shkon në 3,3 miliardë dollarë!”- Raporti i luftës: SHBA humbi 81 avionë, dronë dhe helikopterë në betejën me Iranin!

October 7, 2026
VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com