• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria kibernetike/ Situata në Ukrainë, kompanitë shqiptare udhëzohen si të mbrohen

by Java News
03/03/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Ukrainë përpos asaj që po ndodh çdo ditë në terren me operacione ushtarake ruse duket se po zhvillohet edhe në një sërë dimensionesh të tjera që përfshijnë edhe atë të sulmeve kibernetike.

Qeveria e Ukrainës njoftoi për një sulm kibernetik në shkallë të gjerë edhe më herët gjatë janarit diçka që vazhdon akoma edhe sot duke bërë që shtetet anekënd globit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e rritjes së sigurisë.

Shqipëria duket se i është bashkuar kësaj përpjekje dhe së fundmi Sektori i Menaxhimit të Incidenteve Kibernetike pranë Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike(AKCESK), se bashku me mbështetjen e Agjencisë Amerikanë të Sigurisë Kibernetike (CISA), ka përpiluar një listë të mjeteve dhe shërbimeve falas të sigurisë kibernetike për organizatat dhe kompanitë, përmes të cilave mund te asistohet në rritjen në mënyrën efikase të sigurisë së tyre dhe mbrojtjen ndaj sulmeve të mundshme kibernetike.

AKCESK bëri të ditur se lista e përpiluar përmban mjete dhe shërbime me kod të hapur (Open-Source) vetëm nga organizata publike dhe private.

Autoriteti argumenton se ky publikim erdhi në kushtet kur “gjatë janarit dhe shkurtit 2022, në Ukrainë janë identifikuar një sërë incidentesh të sigurisë kibernetike. Disa prej këtyre malware janë identifikuar si wipers (fshirës). Incidenti i fundit i ndodhur më 23.02.2022 përfshinte një seri sulmesh DDoS të cilat synonin operatorët TIK në Ukrainë.

Sulmet malware u mundësuan përmes një GPO, duke nënkuptuar se kontrollorët e domenit ishin komprometuar. Ndërsa hetimi i incidentit është në vazhdim, nuk jemi në dijeni për hapat e mëparshëm të kompromisit dhe për këtë arsye, aktorët për menaxhimin e incidenteve kibernetikë ndodhen në pamundësi për të ofruar asnjë lloj treguesi për këtë”.

Në total, lista e ofruar nga CISA përmban 97 mjete dhe shërbime falas që ofrohen nga disa organizata duke i renditur ato.

“Për më tepër, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) i ka kategorizuar të gjitha mjetet dhe shërbimet në katër kategori: 1) Ulja e probabilitetit të një incidenti të dëmshëm kibernetik;2) Zbulimi i shpejtë i aktivitetit me qëllim të keq;3) Përgjigja ndaj çdo incidenti të konfirmuar në mënyrë efektiv; 4) Maksimizimi i forcës dhe stabilitetit” thuhet në publikim./ monitor

g.kosovari

Next Post
SHBA i bën thirrjen e fortë Putinit: Ndalo menjëherë gjakderdhjen, tërhiq trupat nga Ukraina

SHBA i bën thirrjen e fortë Putinit: Ndalo menjëherë gjakderdhjen, tërhiq trupat nga Ukraina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com