• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rusia s’është armiku i Shqipërisë dhe NATO-s’/ Rama: S’marrim përsipër role që s’na takojnë. Jemi në krah të SHBA-së

by Java News
16/02/2022 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet në Ukrainë dhe frikën e një pushtimi të mundshëm nga Rusia. Në një bashkëbisedim me disa gazetarë në Nju Jork, Rama deklaroi se vendi ynë nuk ka asnjë problem me Rusinë.

Sipas kreut të qeverisë, Rusia nuk është një vend armik apo kundërshtar, por Shqipëria do të qëndrojë në një linjë me aleatët perëndimor, SHBA-të.

“Deri në qershor ka kohë sepse puna e Këshillit të Sigurimit është e përditshme. Në qershor do të rikthehemi në Nju Jork për një tjetër moment të rëndësishëm ku Shqipëria do të ketë President të Këshillit të Sigurimit. Sot Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit, siç ishte në krye të OSBE-së. Nuk pretendojmë të luajmë role që nuk na takojnë. Dëgjohemi respektohemi për aq sa jemi dhe sa mundemi. Ne sillemi si të barabartë. Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë, nuk është një vend armik, kundërshtar dhe këtë e kam thënë në çdo instancë. As i joni dhe as i gjithë aleancës sonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës që drejtonim OSBE-në, kam takuar ambasadorin rus. Kemi pasur marrëdhënie pozitive pavarësisht se kishim qëndrime të ndryshme. Çdo shans për dialog duhet shfrtytëzuar maksimalisht. Ne nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë. Jemi të pozicionuar shumë qartë në krah të SHBA-së dhe partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Euiropës. Kur na kërkohet mendimi

Nuk kemi probleme të kësaj natyre. Ministria e Jashtme i ka marrë të gjitha masat. Kemi disa qytetarë shqiptarë që kontribuojnë në misionin e monitorimit të OSBE-së, ata do qëndrojnë atje. Ne jemi shumë të nderuar dhe njëkohësisht shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e pozicionit të ri që kemi marrë. Qëndrimet tona publike jemi të njehsuar me SHBA-në. Jemi më të vetëdijshëm për rolin që do luajmë. Ne kemi një avantazh për të shfrytëzuar hapësirën që kemi. Do mundohemi të jemi të vlefshëm për çështjen me interes të drejtëpërdrejtë të vendit tonë që është çështja e qëndrueshmërisë së paqes në rajon dhe procesit të çuarjes përpara të punëve në rajonin tonë. Jo se jemi jashtë fare” – tha Rama.

g.kosovari

Next Post
“Beteja” për dekretimin e ministrave, Kushtetuesja merr vendimin, pranohet pjesërisht kërkesa e Ramës

Çfarë do ndodhë me Metën nëse Gjykata Kushtetuese do e shkarkojë? Ja përgjigja e kryeministrit Rama

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Ti e trajton ambasadorin rus në Tiranë si kavie,por shyqyr që ai ka pesë pare mend më shumë dhe s,të kthehet.Rusia s, është armiku ynë,e sigurtë është kjo,por ti bashke me Vjosa Osmanin çfarë s,u keni bërë diplomatëve rusë në vendet përkatëse.Të zbythën qëndrimet e Bajden,të Kancelarit gjerman,qëndrimet pozitive të plesës më elitare të botës evropiane.Mos u bëj gjithollog,por shiko Shqipërinë që e ke varfëruar në ekstrem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com