• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Atentati ndaj Kastratit/ Policia arreston të dyshuarin përmes makinës me qera

by A R
11/01/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina që u përdor nga atentatorët e vrasjes së të premtes së kaluar në aksin rrrugor Lushnje Fier është marrë me qira në kryeqytet nga i arrestuari Ilir Memushaj. Grupi hetimor ka arritur të bjerë në gjurmët e mjetit “Toyota” që u gjet i djegur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes, në fshatin Vajkan.

Ka qenë pikërisht zbardhja e të dhënave të mjetit që e ka çuar Policinë e Fierit në arrestimin e 37-vjeçarit nga Vlora, Ilir Memushaj.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se mjeti që u gjet i djegur, me të cilin, sipas të dhënave, kanë udhëtuar autorët e atentatit, ku një person mbeti i vrarë e dy u plagosën, është marrë me qira në Tiranë me emrin e të arrestuarit Memushaj.

Menjëherë pas identifikimit të tij, është bërë i mundur arrestimi, ndërsa po hetohet për të zbuluar autorët e tjerë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se i arrestuari Ilir Memushaj nuk ka dhënë asnjë informacion për mjetin dhe qëllimin e marrjes me qira.

Ai gjatë marrjes në pyetje mësohet se nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, madje ka dhënë edhe alibitë e tij në lidhje me vendndodhjen në momentin kur ka ndodhur atentati, alibi e cila është duke u verifikuar nga hetimorët.

Mësohet se ai e ka mohuar njohjen me viktimën Denis (Granit) Kasaj, por edhe me të plagosurit Elton Margariti dhe Kelmend Kastrati.

“Natën kur ka ndodhur vrasja, unë nuk kam qenë fare në Fier. Kam qenë i ftuar te disa miq të mi. Mund ta verifikoni”, mësohet të ketë deklaruar 37-vjeçari vlonjat.

Policia e Fierit ka marrë në pyetje dy të plagosurit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e bluzave të bardha dhe në mbikëqyrjen e efektivëve. Por mësohet se ata deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj që mund të çojë policinë drejt zbardhjes së këtij krimi të rëndë, që për pak u mori jetën edhe atyre.

“Dëshmitë e tyre nuk po na ndihmojnë sepse nuk japin detaje rreth konflikteve të mundshme që mund të kenë pasur. Ata mohojnë konflikte me persona të tjerë”, thanë burimet në Policinë e Fierit. Deri më tani, personi që dyshohet të ketë qenë shënjestër e këtij atentati është Kelmend Kastrati.

Madje, sipas burimeve, ky i fundit ka pasur një konflikt të ashpër vitin e kaluar me të arrestuarin Ilir Memushaj. 37-vjeçari kishte qenë me miq të tij në Fier dhe ka debatuar ashpër deri edhe në përplasje fizike e kërcënime të ndërsjellta me Kastratin.

Pas sinjalizimit të policisë, në vend ka mbërritur një grup patrulle që është ndodhur më afër. Por, më pas, të dyja palët u kanë deklaruar bluve se nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se gjithçka e kishin zgjidhur me mirëkuptim. Ndërhyrja e policisë e ka sheshuar sherrin në atë moment dhe nuk është parë e arsyeshme nga ana e uniformave blu për t’i shoqëruar ata dhe as për të regjistruar procedim. Panorama.al

Next Post

Bizneset e mëdha njoftohen për inventar nga Tatimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In