• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

by E S
21/02/2026 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund është hapur një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan, ku qarkullimi ishte bllokuar për disa orë këtë të shtunë shkak të tre trajlerave.

Mësohet se qarkullimi i mjeteve po alternohet me ndihmën e punonjësve të policisë. Ndërkohë në segmentin Maliq-Gramsh siç vihet re në pamjet mëposhtë janë krijuar radhë kilometrike pas kësaj situate, kryesisht prej automjeteve që lëvizin nga Korça në drejtim të Tiranës.

Për shkak trafikut të rënduar ne aksin Maliq-Moglicë, policia nuk lejon për momentin lëvizjen e mjeteve nga Maliqi drejt Lozhanit. Pritet të normalizohet qarkullimi në segmentin e bllokuar nga një trajler, që më pas të lejohet lëvizja e mjeteve të vogla drejt Lozhanit dhe Gramshit.

Më herët pasditen e kësaj të shtune, në segmentin alternativ Lozhan- Moglicë që Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi këtë të shtunë për kalimin e autoveturave pas bllokimit të rrugës Librazhd- Prrenjas, kishin mbetur të bllokuar tre trajlera, të cilët patën kanë paralizuar edhe lëvizjen e mjeteve të vogla.

Mesditën e sotme ARRSH njoftoi se kishte ndaluar qarkullimin e të gjitha makinave në segmentin Librazhd-Pogradec, për arsye sigurie pas vlerësimit në terren të gjendjes në vendin e quajtur Arrat e Gurrës ku ka patur rrëshqitje dherash. Megjithatë, u caktua si rrugë alternative aksi Maliq-Lozhan-Moglicë-Elbasan dhe anasjelltas. Por vetëm për mjetet e vogla.

Pavarësisht kësaj, mjetet e tonazhit të rëndë u lejuan nga policia e Librazhdit të kalojnë dhe si pasojë ndodhi dhe bllokimi.

Segmenti Librazhd-Pogradec kishte krijuar problematika prej disa ditësh për shkak të rrëshqitjes dhe çarjes së rrugës. Sot u ndalua kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve, por siç duket kjo masë nuk ishte e mjaftueshme dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet.

Next Post
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com