• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bizneset e mëdha njoftohen për inventar nga Tatimet

by A R
11/01/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet tatimore kanë njoftuar bizneset e mëdha për nisjen e aksionit të kontrollit të inventareve. Pasi janë identifikuar bizneset e mëdha që do u kryhet kontrolli fizik, atyre u është nisur një shkresë ku njoftohet se do të bëhet verifikimi në vend, i cili do të konsistojë në këto pika:

Të tërhiqet inventari kontabël i datës 31.12.2015.

Të kryhet inventari fizik për mallrat apo materialet e para gjendje në çdo adresë të tatimpaguesit.

Të kryhet lëvizja e mallrave apo materialeve të inventarizuar për periudhën nga 01.01.2016 deri në momentin e kontrollit.

Të kryhet inventari fizik i arkës në momentin e kontrollit si dhe të saktësohet gjendja fizike e arkës më 31.12.2015.

Të evidentohen adresat e ushtrimit të aktivitetit si dhe pajisjet fiskale të instaluara në ambientet e ushtrimit të aktivitetit.

Të kryhet verifikimi mbi numrin e punonjësve në momentin e kontrollit dhe krahasimi i tyre me lispagesën e shoqërisë si dhe të bëhet verifikimi i pagave të deklaruara me pagat reale që i paguan subjekti punonjësve të tij.

Të verifikohet lista e çmimeve si dhe të tërhiqet një kopje e saj.

Tatimet i njoftojnë bizneset se kontrolli do të fillojë me paraqitjen e grupit të kontrollit deri në përfundimin e të gjitha pikave të grupit të punës.

Tatimet i kishin njoftuar bizneset që në dhjetor të vitit të kaluar, që në janar do të nisnin kontrollet e inventarëve, duke filluar nga data 5, ndërsa nuk u ndikuan nga pezullimi i zbatimit të ligjit të ndryshuar të procedurave (i vetmi ndikim është që penalitetet do të zbatohen sipas ligjit të vjetër). Teksa bizneseve të mëdha iu la më shumë kohë, deri në datën 10, kur është dhe afati i dorëzimit të librave të shit-blerjes së dhjetorit, kjo javë do të shënojë dhe fillimin e kontrolleve për subjektet e mëdha me TVSH.

Përmes këtyre kontrolleve, tatimet do të synojnë që për herë të parë do të jenë të pranishëm në verifikimin e inventarëve çka do të mundësojë që bilancet e 2016-s të fillojnë me një situatë më reale, por edhe gjatë vitit do të jetë më reale situata e blerjeve dhe shitjeve.

MONITOR

Next Post

Studimi/ Shqiptarët e Italisë, komuniteti i dytë më i madh musliman pas Marokenëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com