• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi/ Shqiptarët e Italisë, komuniteti i dytë më i madh musliman pas Marokenëve

by A R
11/01/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrantët shqiptarë në Itali janë komuniteti i dytë më i madh në numër i besimit mysliman në këtë shtet. Sipas studimit të fundit realizuar nga Fondacioni i Pavarur i Studimeve Multietnike ISMU, bazuar në statistikat e publikuara nga rajoni i Lombardisë, në territorin italian gjënden aktualisht 1 milionë e 700 mijë persona të besimit mysliman.

Ata përbëjnë pothuajse 1/3 e mbi 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Itali.

Në vendin e parë gjënden emigrantët me kombësi marokene, 504 mijë e të cilëve të besimit mysliman. Menjëherë pas tyre në vendin e dytë renditen emigrantët shqiptarë, me 271 mijë persona të besimit mysliman.

Në vendin e tretë janë emigrantët me origjinë nga Bangladeshi, ndjekur nga tunizianët, egjiptianët, pakistanezët etj. Ndërsa emigrantët me origjinë kosovare të besimit mysliman në Itali renditen në vendin e 9 me rreth 49 mijë persona.

emigrantet

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali jetojnë 490 483 emigrantë shqiptarë, rreth 100 mijë prej të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane e gëzojnë të drejtën e dy nënshtetësisë. 271 mijë prej tyre janë pra të besimit mysliman.

Në këtë studim nuk llogariten emigrantët të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane, e nuk përfshihen rreth 100 mijë italianë që gjatë viteve të fundit janë konvertuar në besimin mysliman.

Por janë përllogaritur të porsalindurit apo minorenët, bijë të familjeve emigrante.

Sipas disa studiuesve përllogaritet se në Itali më vitin 2030 rreth 5% e popullsisë italiane do të jetë e besimit mysliman, ndërsa më 2050 myslimanët do të përbëjnë rreth 10 % të kësaj popullsie.

Rajonet italiane me përqindjen më të lartë të pranisë së emigrantëve të besimit mysliman, me mbi 30 % të popullsisë së tyre, janë rajonet e Lombardisë, Emilia Romanja, Piemonte, Sicili, Marke, Umbria etj.

Veçohet rajoni i Lacios ku numri i emigrantëve myslimanë është relativisht i ulët, duke përbërë rreth 19 ,4% të popullsisë.
Ndërsa në kryeqytetin italian Romë jetojnë 400 mijë emigrantë, e rreth 100 mijë janë të besimit mysliman.

Përsa i përket objekteve të kultit aktualisht në Itali gjënden 4 xhami të njohura zyrtarisht nga shteti italian mes të cilave dhe Xhamia e Madhe e Romës, aktive prej vitit 1995, e konsideruar si një nga xhamitë më të madhe të Europës.

Vendet e kultit ku lexohet Kurani janë rreth 222 dhe ekzistojnë rreth 400 shoqata kulturore islamike. Oranews.

Next Post

Jemi në një kohë të rrezikshme, por do të fitojë moraliteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In