• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jemi në një kohë të rrezikshme, por do të fitojë moraliteti

by A R
11/01/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria ndodhet sot në një nga udhëkryqet më të rrezikshëm që ka pasur në këta 25 vjetët e fundit. Në fakt, është sërish lufta e shqiptarëve për jetesë kolektive në mirëqenie shoqërore, me bandat politike vjedhëse që kanë grabitur shqiptarët, por që kanë ende pushtet.

Gjithçka është përqëndruar në një pikë: Reforma në Drejtësi. Por është koha të sqarohet hapur: kush preket nga kjo Reformë?

Nga kjo preken të gjitë ata që kanë vjedhur popullin, dhe duan përfundimisht shkatërrimin e vendit. Clët janë janë emrat e tyre?

Është një treshe individësh me pushtet, e cila rrezikon të humbasë të gjitha paratë e vjedhura, pronat e fshehura me emra të tjerë, dhe një sërë abuzimesh, që të gjitha të dokumentuara tani. Treshja është: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Bujar Nishani. Por është dhe një Kyeministër shqiptar që vjen vërdallë, sepse më shumë ka frikë nga politika amerikane, sesa nga Reforma.

Po politika amerikame?

Ajo duket e vendosur, sepse ka faktet në dorë për gjithësecilin, dhe e kupton që korrupsioni shqiptar nuk është as në interes të politikës amerikane dhe europiane në Shqipëri, dhe as në interes të shqiptarëve.

Por çfarë pritet të ndodhë?

Asgjë tjetër veç asaj që, do vijë një çast kur do thuhet hapur: ose me shqiptarët ose kundër tyre. Sigurisht që korrupsioni abuzues, kjo çerdhe hajdutësh që ka uzurpuar shtetin shqiptar, do të jetë pa dyshim kundër shqiptarëvë, sepse janë vjedhësit e tyre. Por, këta kanë mbetur në një pikë: te forca amerikane.

Në funksion të kësaj force, Berisha e provoi një herë në vitin 1997 sesi shkoi deri në buzë të varrit, kur iu kundërvu interesit të popullit dhe poltikiës amerikane. Prandaj ka frike, dhe nxjerr në skenë një grup islamikësh që i ka kapur me abuzimin që vetë ua ka lejuar kur ka qenë në pushtet. Ka nxjerrë dhe një kryetar partie të PD-së, që e sjell vërdallë po në mbrojtje të kapitaleve të vjedhura prej tij dhe taborrit të tij familjar, sepse edhe këtë e ka zhytur në korrupsion, tek e stërviste si roje të familjes së vet në rast nevoje.

Por, këtu, bashkë me të, vjen dhe spikat edhe Ilir Meta, një megahajdut, i njohur nga të gjithë shqiptarët. Një nënmediokër që e di vjedhjen e parave të shqiptarëve një vepër të madhe jetësore për të. Eshtë Kryetar i Parlamentit sot, si pasojë e një ngërçi patologjik të këtij Kryeministri shqiptar, që i ishte mbushur mendja të ishte kryeministër edhe pse nuk e dinte fare se çfarë pune do të bënte si kryeministër. Ky nuk di nga t’ia mbajë tani, kurse Meta e ka shpresën te tabori i Berishës, dhe te mosvotimi në Parlament i Reformës në Drejtësi, e cila e penalizon. Nuk ka kurajë që të dalë hapur e të bashkohet më Berishën politikisht, por mendon se, sabotimi i Reformës, është zgjidhja më e mirë.

Bashkë me ta, është edhe një President Republike, i cili, as ka pasur dhe as mund të ketë personalitet, sepse, një kamerier që e mori Saliu dhe e përdori në të gjitha abuzimet e tij, si një kapter të bindur, e di që nuk është dhe s’mund të jetë President për shqiptarët, por vetëm një kukull e drejtuar nga abuzimi Berisha – Meta. Ky, në fakt, e ka bllokuar vetë drjtësinë shqiptare, se po të ishte President për interesa të popullit dhe jo të bandave, Reforma në Drejtësi do të kishte mbaruar tani, dhe kprrupsioni do të ishte burgjeve. E gjithë kjo luftë për reformë është ngritur, sepse ky President skutash që nuk ka asnjë forcë ekstrakriminale, ka bllokuar mbarëvajtjen normale të drjtësisë në Shqipëri.

Po Kryeministri aktual? A është ky me Reformën? Politika amerikane thotë se po, por poltika gjermane ka dyshime. Gjjithsesi, ai ka frikë që të dalë kundër poltikës amerikane, e cila besoj se duhet të avancojë drejtpërsëdrejti kundër bllokut Berisha-Meta-Nishani. Gjithsesi, këtu ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje nuk është forca e Kryeminstrit aktual shqiptar, që bredh sa nga Pekini në Ankara për të gjetur para, por është forca e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili e di se ka impakt shumë pozitiv në opinionin publik thellësisht proamerikan në Shqipëri. Pikërisht këtu konsiston frika Meta – Berisha: në Tiranë duket se ka ardhur sërish Mariza Lino.

Optimizmi për perspektivën e afërt shqiptare vjen nga vendosmëria e politikës amerikanë për të shkallmuar krimin shtetëror në Tiranë. Nuk mund të ketë skepticizëm në këtë pikë, sepse intersi amerikan në zonë është që të arrihet një Shqipëri perëndomore dhe anëtare e Bashkimit Europian. Të gjitha të tjerat, janë orvatje të kota të injorancës shqiptare në pushtet, e cila, pasi ka abuzuar me pushtetin, mendon me mendjelehtësi se mund të shkatërrojë vendin për të shpëtuar paratë e saj të vjedha. Kot e kanë: perdja tani ka rënë, dhe kjo komedi e stërzgjatur e injorancës shqiptare në pushtet, është në grahmat e fundit. “Surrender!” …kjo është kënga që iu duhet kënduar vjedhësve shqiptarë të shqiptarëve… sepse vetëm kështu e kanë edhe interesin e tyre. Këta abuzuesë, janë midis dy të këqiave, por e këqja më e vogël për ta është të dorëzohen në këtë “luftë”, e cila, deri tani, është krejtësisht paqësore.

Next Post

Ja kush janë fituesit e “Golden Globe”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In