Përbërësit:
-600 g fileto pule
-2 qepë mesatare
-1 lugë gjalpë pak pana
-piper të zi
-kripë
Përgatitja:
Marrim qepët dhe i grijmë hollë dhe më pas i kaurdisim me gjalpë derisa të marrin ngjyrë floriri. Më pas vendosim fileton e pastruar, të cilën e kemi rrahur më parë, derisa të skuqet nga të dyja anët . E shuajmë me pana , pak kripë, piper dhe e lejmë në zjarr derisa të bëhet lëngu i mishit një trup me panën. Nëse dëshironi mund ti hidhet edhe pak ujë.