• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Haxhinasto inspekton Rrogozhinë- Kapshticë, ndëshkim dëmtuesve të rrugës

by A R
19/12/2015 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar një pjesë të segmetit Rrogozhinë- Kapshticë, ku kanë filluar punimet për përmirësimin e sinjalistikës rrugore. Ministri ju bëri thirrje gjithë subjekteve private që reklamojnë aktivitetit e tyre pa autorizim, të kenë kujdes pasi nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj këtyre veprimeve, që shkaktojnë dëmtime në akset rrugore.

Fjala e plotë e Haxhinastos

Ky është një nga 2 segmentet më të rëndësishëm që kemi për vitin 2015, për përmirësimin e sinjalistikës rrugore, është segmenti Rrogozhinë Kapshticë, me vlerë 800 milion lekë të reja,. Ky projekt parashikon elemente të standarteve më të fundit të sinjalistikës që do ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e sinjalistikës rrugore dhe në uljen e ndjeshme të aksidenteve, vëçanërisht atyre me plagosje të rënda dhe me vdekje. Shumë e rëndësishme të kuptohet nga qytetarët, që ky investim realizohet nga taksapaguesit shqiptar, janë kontributet e tyre, dhe pastrimi i këtij muri ndikon në sigurinë e drejtpërdrejtë të rrugës. Para pak kohe, janë bërë disa amendime përsa i takon gjobave dhe masave të tjera që lidhen me dëmtimin dhe shkarravitjen e rrugës, tashmë parashikohen gjoba që janë në vlerë nga 25 deri në 100 mijë lekë të reja. Nuk ka arsye që të shkarravitet kjo pronë kjo vepër pulike, dhe  ju bëj thirrje subjektete që zgjedhin të bëjnë reklamimin e aktivitetit të tyre pa autorizim, duke shkarravitur perimetrin e rrugës, duke dëmtuar këtë investim që realizohet me paratë publike të kenë kujdes pasi do të penalizohen me gjoba. I bëj thirrje qytetarëve dhe  banorëve të zonës, të mos e dëmtojnë këtë rrugë, të mos heqin reflektorët që vendosen këtu dhe forcojnë sigurinë rrugore. Duke përfituar nga rasti i bëj thirrje gjithë përdoruesve të rrugës, drejtuesve të automjeteve, festat po afrojnë të mos ti japin automjeteve nën efektin e alkoolit, pasi kështu dëmtojnë jetën e tyre, jetën e të tjerëve dhe dëmtojnë mirëqënien e familjeve të tyre. Segmenti tjetër i  rëndësishëm është Fushë Krujë-Hani i Hotit dhe degëzimi drejt Muriqanit, një investim që do të rrisi shumë cilësinë e rrugëve tona dhe sigurinë. Vetëm në këtë segment eliminohen 38 pika nga ato që quhen pikat e zeza, pika të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, gjë që është shumë e rëndësishme për të sjellë më shumë siguri në rrugë. Për vitin e ardhshëm shumë e rëndësishme është projekti i madh që ne kemi konceptuar dhe mbështetur nga Banka Botërore, për të mirëmbajtur 1300 km të akseve kryesore kombëtare, që jam i sigurt do të sjelli standart europian në mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë.

Next Post

Shenasi Rama: Ju rrëfej lidhjet e Berishës me Sigurimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In