• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfehet ushtaraku që i mbijetoi atentatit me tritol, ja pse donin tmë vrisnin

by A R
10/12/2015 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Isha vetëm në makinë. Kur ndodhi shpërthimi, kam mundur të dal prej andej dhe kam ecur për disa metra me një këmbë. Pastaj më ndihmoi një shofer furgoni që nuk e njihja fare” shprehet Elton Imeri, 34­vjeçari me profesion oficer i Policisë Ushtarake, të cilit dy ditë më parë iu bë atentat me lëndë plasëse në makinën e tij. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i riu rrëfen tmerrin që ka kaluar në pak sekonda si dhe i bën thirrje policisë që të zbardhë sa më parë këtë ngjarje.

Elton, si ndodhi ngjarja? Çfarë mban mend nga shpërthimi?

Sapo kisha dalë nga shtëpia dhe isha duke shkuar për në punë. As vetë nuk e di se si ndodhi ngjarja. Në makinë isha i vetëm dhe kam qenë në ecje kur automjeti shpërtheu. Sapo ndjeva shpërthimin, jam hedhur nga makina vetëm që t’i shpëtoja asaj tronditjeje të fortë. Mbaj mend vetëm që në rrugë kishte shumë pak njerëz dhe pothuajse asnjë makinë që të kalonte. Di të them vetëm që është fat që jam ende gjallë.

Kush jua dha ndihmën e parë, kush ju solli në spital?

Nga makina kam dalë vetëm me një këmbë. Tjetra më kishte mbetur atje. Nuk e di mirë se sa metra rrugë kam mundur që të eci vetëm me një këmbë që të largohesha pak nga makina që shpërtheu. Kam mundur të dal deri në afërsi të rrugës kryesore. Në atë gjendje që isha, nuk mund të ecja më shumë. Kam bërtitur me të madhe që të lajmëronin policinë apo ambulancën, çfarëdo që të ishte. Në ato momente për fat ka ardhur një furgon i bardhë. Nuk e njihja fare se kush ishte shoferi, por ai më ndihmoi. Më hipi në makinën e tij dhe më pas më solli në spital.

Elton, si është gjendja juaj tashmë?

Tani jam më mirë. Një këmbë e humba, por jam me fat që jam gjallë pas gjithë asaj që ndodhi.

Ju jeni me profesion oficer i Policisë Ushtarake. Mendon se atentati që ju bë dje (pardje) ka lidhje me profesionin tuaj? Keni pasur kërcënime më parë nga ndonjë person?

Është e vërtetë që unë jam oficer i Policisë Ushtarake, por kjo që më ndodhi mua nuk ka të bëjë fare me profesionin tim. Jam treguar shumë i ndershëm që nga momenti që jam punësuar dhe kështu do të vazhdoj të jem. Madje, kushdo që dyshon se atentati ka lidhje me punën time, mund ta vërtetojë që nuk kam bërë asnjë veprim të gabuar në profesion. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, nuk do të isha ende në punë. Madje dua të them që sot (dje) në spital më kanë ardhur edhe drejtuesit më të lartë të Policisë Ushtarake, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ashtu edhe komandanti i Policisë Ushtarake, Xhevdet Zeneli. Të dy këta janë persona shumë të nderuar dhe më ofruan mbështetje në çdo problem apo shqetësim që mund të kem unë dhe familja ime.

Po ndonjë konflikt apo hasmëri familjare, keni pasur?

Absolutisht jo! Ne jemi familje e rregullt dhe gjithmonë merremi me punët tona. Nuk i hyjmë në hak njeriu. Këtu ka një gabim për diçka që është thënë se familja ime është në hasmëri me një familje tjetër. Kjo nuk është fare e vërtetë, pasi këtu ka ngatërrim mbiemrash. Ne jemi me mbiemër Imeri dhe jo Ymeri, sikundër është familja për të cilën është folur më parë.

Atëherë, sipas jush, kush mund të jetë shkaku i atentatit dhe kush fshihet pas kësaj?

Unë dyshoj se shkak i ngjarjes mund të jetë një grabitje e bërë në Tepelenë mesnatën e 31 marsit të këtij viti. Di që kanë qenë 4 persona të maskuar e të armatosur që grabitën banesën e një të moshuari nën kërcënimin e armës dhe të dhunës. Një nga autorët ka qenë shoku i vëllait tim, Ervisit. Vëllai sapo ishte kthyer nga Maqedonia kur autori e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të shkonte ta merrte me makinë. Kur ka shkuar e ka marrë, tre personat e tjerë kanë qenë me maska dhe e kanë kërcënuar me armë vëllain tim që të shkonte ku t’i thoshin ata dhe të mos tregonte asgjë. Më pas ngjarja është zbuluar nga policia, pasi autorët në banesën e të moshuarve kishin lënë makinën dhe çantën me dokumente brenda. Ndërsa, vëllai im është në “Arrest me burg” për moskallëzim krimi. Ai është i pafajshëm në atë ngjarje. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga policia, pasi nga tabulatet telefonike është vërtetuar që Ervisi ka shkuar në orën 2 e gjysmë me makinë dhe pa e ditur se çfarë kishte ndodhur më parë. Por, kjo që më ndodhi mua nuk është atentati i parë që na është bërë. Në korrik vëllait tim i është vënë rreth 600 gr tritol poshtë makinës së tij, por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi ai e konstatoi në kohë. Madje, edhe gjatë kohës që ka qenë në burg, persona të ndryshëm kanë tentuar t’i bëjnë keq. Nuk e di se kush fshihet pas gjithë këtyre gjërave, por di të them vetëm se çdo gjë ka lidhje me grabitjen në Tepelenë.

Keni dëshmuar në polici? Çfarë keni thënë?

Kam thënë të gjithë këtë që po jua them edhe juve. Dua që ngjarja të zbardhet sa më parë, pasi në rrezik nuk është vetëm vëllai im dhe unë, por edhe familja imë. Kërkoj mbrojtje nga policia, si për vete dhe vëllain tim që ndodhet në paraburgim, ashtu edhe për familjen time. Nuk dua që ngjarja të mbetet në harresë nga policia, por të zbulojnë se kush janë autorët dhe të dënohen. /GSH-Balkanweb

Untitled-117

Next Post

Shkencëtari shqiptar i ALS, në ekipin për gjetjen e kurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In