• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100-vjetori i Tiranës, rruga në zemër të kryeqytetit merr emrin e Gani Luzit

by Ardit Rada
25/07/2020 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht tërmetit, pandemisë dhe vështirësive që sollën muajte fundit, në këtë 100-vjetor të shpalljes sëTiranës Kryeqytet të Shqipërisë,kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe nderimit të personaliteteve,të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin. Nga sot, një ndër rrugët e rëndësishme të Tiranës do të mbajë emrin “Gani Luzi”, nismëtari dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme: i Uzinës “Tirana”, Fabrikëssë Llullave, ndërmarrjessë prodhimit të Çadrave etj.,ku u punësuan me dhjetëra njerëz me aftësi të kufizuar.

“Është një ditë jashtëzakonisht e veçantë sepse po nderojmë një tirons me taban, një familje me ‘rrënjë’, që i ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm qytetit tonë. Sot nuk emërtojmë thjesht një rrugënë zemër të Tiranës me emrin “Gani Luzi”, por është edhe një mundësi për të kujtuar një figurë historike, e cila u bë sinonim i tëgjitha ndërmarrjeve që drejtoi. Kur njerëzit thoshin është ndërmarrja e Gani Luzit, nuk është se nuk e dinin që ajo ishte ndërmarrja e Artistikes, e Metalikes apoe Drurit, por sepse njeriu ishte bërë sinonim i punës. Çka do të thotë se nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i mirë e punëtor dhe nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i drejtë dhe bamirës”, thakryetari Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Gani Luzi ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi dhe model edhe për brezat e rinj. “Për gjeneratën e prindërve tanë, emri i Gani Luzit ishte personifikimi i njeriut të drejtë, të mirë dhe bamirës. Jamshumë krenar që emrin e tijia japim një rruge në zemër të Tiranës, përt’i kujtuar çdo kalimtari, të rinjve, që në këtë qytet kanë shkelur njerëz, të cilët në kushte të jashtëzakonshme kanë bërë punë të jashtëzakonshme. PërShqipërinë e atyre viteve të vështira, të sakrificës dhe vuajtjes, të skamjes dhe shtypjes, emri i Gani Luzit ka qenë gjithmonë burim frymëzimi”, vijoi ai.

Të pranishëm nëceremoninë e emërtimit të rrugës ishin edhe familjarë të Gani Luzit. Motra e tij e falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranëspër nderimin e tëvëllait.

Gani Luzi rrjedh nga një familje qytetare e Tiranës. Pas kontributit të tij të çmuar në Luftën Nacionalçlirimtare, duke luftuar deri në Mitrovicë kundër pushtuesit, nga viti 1949-1951 ka qenë përgjegjës i sektorit të drurit në kooperativën e artizanatit të Tiranës, më pas në vitet 1953 e deri në 1990 ka qenë drejtor i Artistikes “Migjeni”, i Ndërmarrjes së Prodhimit të Artizanatit nr.1 Tiranë. Ai ka punësuar me dhjetëra persona me aftësi të kufizuara dhe ishte nismëtar e realizues i stabilizimit me strehim, nëpërmjet banesave me punë vullnetare, të mbi 200 punonjësve të ndërmarrjeve ku ka punuar.

Next Post
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

Koha që zëri i shqiptarëve të dëgjohet (përmes një flete të thjeshtë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Kushte të paqëndrueshme, reshje shiu dhe temperatura të ulëta! Parashikimi i motit për sot, në zonat malore…

October 31, 2026
Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

October 31, 2026
Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In