10 marinarë amerikanë janë kapur nga autoritetet iraniane, ka njoftuar SHBA. Zyrtarët amerikanë presin që kjo situatë të zgjidhet shumë shpejt. Një zyrtar i administratës amerikane i ka thënë CNN se SHBA ka humbur kontrollin me dy skuadra detare rrugës nga Kuvajti për në Bahrain.
“Më pas kemi komunikuar me autoritetet iraniane, të cilët na kanë informuar se personeli jonë janë mirë. Jemi siguruar se shumë shpejt marinarët do të mund të vazhdojnë udhëtimin”, tha ai. Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i ka telefonuar homologut të tij iranianë në përpjekje për të zgjidhur çështjen.
“Jemi shumë të shqetësuar. Ne po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se shumë shpejt do ta zgjidhim situatën”, ka thënë Ben Rhodes nga Këshilli Kombëtar amerikan.