• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

10 kompanitë më të mëdha për çdo vend, Shqipëria më e pafuqishmja e rajonit

by Java News
29/10/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria rezulton që ka kompanitë më të vogla në rajon, të matura relativisht me madhësinë e ekonomisë. Ndryshe nga vendi ynë që mbetet i varur nga tregtimi i naftës e retail, vendet e rajonit po diversifikohen drejt industrisë automotive, që u siguron atyre të ardhura dhe eksporte të qëndrueshme.

Kompanitë e energjisë, telekomunikacionit, tregtimit e përpunimit të naftës dhe gazit, tregtisë me shumicë e pakicë, përgjithësisht mbizotërojnë në renditjen e më të mëdhave në të gjithë rajonin. Ndërkaq, ndryshe nga Shqipëria që mbetet e varur nga tregtimi i naftës retail, vendet e rajonit po diversifikohen drejt industrisë automotive, që u siguron atyre të ardhura dhe eksporte të qëndrueshme.

Në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, industria e rëndë tradicionale – kompanitë e tregtimit të naftës, gazit dhe energjisë – po humbin dalëngadalë terren, megjithëse ato ende dominojnë renditjen e më të mëdhave. Këtë vit, ecuria e tyre është ndikuar negativisht nga çmimet e ulëta në tregjet globale, luhatshmëria e shpeshtë dhe gjithnjë e më shumë kushtet e pafavorshme të motit.

Prodhimi i makinave dhe pjesëve të makinave ndërkohë po fiton terren në listën e 100 më të mëdhave të Europës Juglindore (EJL), me rritjen që po nxitet nga rimëkëmbja e shpejtë në tregjet më të mëdha të eksporteve. Ato po shfrytëzojnë avantazhet konkurruese më të mira të rajonit – kosto e lirë e fuqisë punëtore, taksat e ulëta, pozicionin strategjik dhe infrastrukturën e përmirësuar, shpesh, por jo gjithmonë, duke u mbështetur në ekspertizën e kaluar në industrinë lokale. Priten lajme më të mira për industrinë e automjeteve, duke konsideruar normën e ulët të zotërimit të makinave në rajon dhe të dhënat për shitjen e veturave të reja, si në Bashkimin Europian, ashtu dhe në Europën Juglindore.

Disa kompani ndërkombëtare janë të shtrira në rajon, si Arcelor Mittal, prodhuesi lider global i çelikut dhe minierave, që ka aktivitet në Maqedoni dhe Bosnjë, apo zinxhiri slloven i supermarketeve Mercator, me degë në Mal të Zi e Serbi.

Shqipëria, kompanitë më “të pafuqishme” në rajon

Shqipëria rezulton që ka kompanitë më të vogla në rajon, të matura relativisht me madhësinë e ekonomisë. Qarkullimi vjetor i 10 sipërmarrjeve më të mëdha sipas xhiros në vendin tonë është sa 18.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Më i ulët pas Shqipërisë, ky tregues është për Bosnjë-Hercegovinën, me 24.2%. Më i lartë është për Maqedoninë, si rrjedhojë e fuqizimit të kompanisë Johnson Matthey DOOEL, që ka një qarkullim vjetor sa rreth 10% e PBB-së së vendit.

Tregtimi dhe prodhimi i naftës është aktiviteti që dominon absolutisht listën e më të mëdhenjve në Shqipëri. Më pas renditen energjia dhe telekomunikacioni (shih listën e 10 kompanive në fund dhe linkun për 200 sipërmarrjet më të mëdha në vend.

Shembujt e Maqedonisë e Serbisë

Në Maqedoni, Johnson Matthey DOOEL, kompania amerikane që prodhon katalizatorë, ka raportuar një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë eurosh në 2015-n, me një rritje prej 28% me bazë vjetore, një xhiro kjo, tre herë më e lartë se e kompanisë më të madhe shqiptare. Johnson Matthey DOOEL është eksportuesi më i madh në Maqedoni. Në total, shteti fqinjë, me popullsi më të vogël se të Shqipërisë dhe me ekonomi më të vogël (Prodhimi i Brendshëm Bruto yni është rreth 14 miliardë dollarë dhe i Maqedonisë 11 miliardë dollarë) kishte eksporte prej 4.5 miliardë dollarësh në 2015-n, ndërsa në vendin tonë, eksportet në të njëjtën periudhë nuk i kaluan 1.9 miliardë dollarët.
Johnson Matthey DOOEL, një ndër më të mëdhatë në botë për prodhimin e pjesëve të katalizatorëve të automjeteve, ka parë me interes edhe tregun shqiptar, por nuk ka hyrë deri tani në të, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mungesës së incentivave nga shteti, por edhe shqetësimit për luhatshmërinë e politikave fiskale, ndërsa në Maqedoni filloi investimet në 2007 dhe tashmë ka hapur dy fabrika, duke u konsoliduar si ndërmarrja më e madhe në vend dhe eksportuesi më i madh gjithashtu.

Në Serbi, Fiat Serbija është operatori i katërt më i madh, me një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë eurosh. Më 28 korrik 2008, Fiat nënshkroi një marrëveshje për kontrollin e ndërmarrjes serbe Zastava, duke investuar 700 milionë euro në këmbim të 67% të aksioneve. Fiat ka kryer investime për një kapacitet prodhues prej 330 mijë njësish në vit.

Industria e retail, në rajon lulëzon, në Shqipëri lëngon

Një tjetër industri që po shkon drejt rritjes në rajon, pasi është e lidhur më shumë se të gjitha me shpenzimet konsumatore është tregtia me shumicë dhe pakicë. Mercator, Delhaize, Konzum janë zinxhirë të mëdhenj rajonalë supermarketesh që figurojnë në listën e rajonit.

Sllovenia Mercator dhe serbja Delhaize kanë hyrë të dyja në tregun shqiptar por kanë dalë nga ai brenda një periudhe të shkurtër kohe, duke rezultuar të pasuksesshme. Informaliteti i lartë në tregun e pakicës, shpenzimet e mëdha operative (sistemet kompjuterike shumë të shtrenjta që nuk janë të nevojshme të aplikohen për momentin në Shqipëri, programe shumë të shtrenjtë të lidhura me qendrën) dhe mosnjohja e tregut vlerësohen disa nga arsyet kryesore që rrjetet rajonale të supermarketeve nuk arrijnë të çajnë në Shqipëri.

Maqedonia

Shteti fqinjë, që ka qenë agresiv në tërheqjen e investimeve të huaja vitin e fundit, ka kompani të mirëdiversifikuara në listën e më të mëdhenjve dhe të përqendruara në fushën e industrisë. Përveç Johnson Matthey, në listë janë dhe prodhuesi farmaceutik Alkaloid AD dhe Arcelormittal Skopje (CRM) në fushën e industrisë së metaleve.

Mali i Zi

Ekonomia e Malit të Zi, e përqendruar më së shumti te shërbimet, reflektohet dhe në numrin e lartë të shoqërive të tregtimit me shumicë e pakicë e transportit, që janë në listën e 10 më të mëdhave. Mali i Zi është i vetmi që ka në listë një operator ajror, Montenegro Airlines A.D., duke reflektuar peshën e lartë që zë turizmi në këtë vend.

Bosnjë-Hercegovina

Në Bosnjë dominon tregtia, nafta dhe industria e metaleve. Dy kompani nga industria e metaleve janë në listë Arcelormittal d.o.o. Zenica dhe Aluminij d.d.

Serbia

Kompanitë e energjisë dhe naftës dominojnë në listën e Serbisë, me nga tre të tilla përkatësisht. Industria automative dhe tregtia me shumicë e pakicë janë gjithashtu në listën e më të mëdhenjve.

Shqipëria

Tregtimi dhe prodhimi i naftës është aktiviteti që dominon absolutisht listën e më të mëdhenjve në Shqipëri. Më pas renditen energjia dhe telekomunikacioni.
Monitor/d.i.

Next Post
Tre shqiptarët e arratisur nga burgu pikasen në veri të Italisë, policia: Janë të rrezikshëm

Tre shqiptarët e arratisur nga burgu pikasen në veri të Italisë, policia: Janë të rrezikshëm

Comments 1

  1. vilma says:
    10 years ago

    duhet edhe me shume angazhim e pune per zhvillimin e eekonomise dhe ndryshimin e imazhit te vendit si mundesi per terheqjen e investitoreve e kompanive me peshe per hapjen e ekonomise dhe rritjen e mireqenies

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com