• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 këshilla për të luftuar ankthin tek njeriu

by Java News
20/12/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Femrat janë dy deri në tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shumë se meshkujt. Valentina Qemali, psikiatre në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë, jep disa këshilla për gjendjen e ankthit.

Evitoni stresin. Njerëzit me natyrë perfeksioniste, të mbindjeshëm, ata që duan me çdo kusht të kontrollojnë gjithçka janë më të ekspozuarit ndaj çrregullimeve të ankthit, pasi temperamenti i tyre i bën viktima të stresit.

Ruani qetësinë. Gjatë ankthit frymëmarrja përshpejtohet, kurse zemra rreh më shpejt. Shpesh personat me çrregullime ankthi fiksohen pas këtyre ndryshimeve, masin pulsin e frymëmarrjen. Kjo rëndon më tej gjendjen, sepse favorizon rritjen e ritmit të zemrës, shton vështirësinë e frymëmarrjes, të dridhurat, ndjenjën e rrëzimit etj.

Kontrolloni frymëmarrjen. Qëllimi është të merrni frymë thellë e sa më normalisht, duke vënë në lëvizje barkun, dhe jo kraharorin. Kjo quhet frymëmarrje abdominale. Nga 10 minuta çdo ditë janë të mjaftueshme dhe me rezultate të mira kundër ankthit.

Sport kundër ankthit. Sporti (ecja,vrapi, biçikleta) është një rrugë e mirë kundër stresit e ankthit. Ai vë në lëvizje muskujt, përmirëson frymëmarrjen dhe oksigjenimin e trurit, kujtesën e arsyetimin. Ideale do të ishin 30 minuta 3-5 herë në javë. Pas 8 javësh me sport do të vini re një përmirësim të dukshëm të mirëqenies suaj, ndërsa pas 12 javësh një ulje të ndjeshme të nivelit të ankthit. Mos harroni! Sporti bën mirë për zemrën.

Shmangni veset. Pakësimi i alkolit, duhanit, kafesë apo pijeve me kafeinë, drogave të ndryshme ul nivelet e ankthit.

Flini mjaftueshëm. Pagjumësia e shton ankthin. Të kesh probleme me ankthin dhe të flesh nuk është gjë e lehtë. Një gjumë i qetë e i mjaftueshëm 7-9 orë në natë ul nivelet e ankthit. Mundohuni të krijoni kushte për një gjumë të mirë.

Ushqehuni mirë, shpesh e mjaftueshëm.

Qëndroni me persona ku gjeni mbështetje. Sa më tepër mbështetje të keni nga miq e të afërm, aq më pak të ndjeshëm do të jeni ndaj stresit e ankthit.

Shmangni mendimet negative gjatë ditës duke krijuar një orar për 10 minuta në ditë, sigurisht jo në mbrëmje.

Shkruani shqetësimet tuaja disa herë dhe në fund, pasi t’i lexoni, mund ta grisni letrën. Është një mënyrë e mirë për t’i shprehur mendimet që nuk mund t’i ndani me askënd.

Ti shkruash është më e vështirë sesa ti mendosh, kështu mendimet negative mund të zhduken më lehtë.

Këshillohet të shmangen qëndrimet strikte e shumë protektivë kundrejt fëmijëve, duhet pasur kujdes në trasmetimin e ankthit që prindërit mbartin për të mos e trasmetuar të fëmijët, mbështetini kur kanë nevojë, vlerësojini kur duhet, mos mbysni nismat dhe ndihmojini të rritin besimin në vetvete. Vlerësoni siç duhet përparësitë në jetën tuaj. Gjërat kryesore duhen vendosur gjithmonë në qendër të vëmendjes e të jenë qëllimi kryesor në jetë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Rama: Frytet e reformave rrisin edhe pagat e ushtarakëve

Rama: Rritja e pensioneve dhe e pagave ndihmon, por s'i zgjidh problemet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In