• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Rritja e pensioneve dhe e pagave ndihmon, por s’i zgjidh problemet

by Java News
20/12/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama deklaroi sot gjate një takimi me pensionistë se rritja e pagave dhe e pensioneve nuk i zgjidh problemet me të cilat ndeshen qytetarët. Pavarësisht kësaj, sipas tij, situata nuk është më njësoj si ajo e disa viteve më parë dhe se ekonomia ka dhënë sinjale pozitive.

“Ne do t’i rrisim pensionet nga viti i ardhshëm, duke nisur nga 1 marsi. Por, sado përpjekje të bëjmë nuk është e mjaftueshme dhe mundësitë që kemi sot janë të kufizuara. Ka shumë njerëz këtu në këtë vend që kanë votuar për këtë qeveri dhe thonë se unë të votova, por asgjë s’po shoh. Nëse e shikojmë nga ky këndvështrim ka plot njerëz të mërzitur”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë edhe krahasim me situatën e disa viteve më parë, duke deklaruar se qeveria e sotme hoqi nga buxheti për pagat dhe pensionet vetëm në një vit 100 mln dollarë, nga 124 mln të qeverisë së kaluar në 8 vjet.

“Ne po ulim borxhin dhe ndërkohë po japim edhe shpërblimin si dhe do te bejme rritje rrogash dhe pensionesh. Është hera e parë që një qeveri vendos 100 mln dollarë. Qeveria e kaluar në 8 vjet mori nga arka e vet dhe çoi në arkën e familjeve 124 mln dollarë. Ndërsa ne për një vit 100 milionë dollarë. Dhe nëse do të llogarisim edhe rrogat e punonjësve të policisë shkon në 140 milionë dollarë”, theksoi kryeministri.

Kryeministri e deklaroi të suksesshme skemën e re të pensioneve.

“643 mijë gra e burra pensionistë duhet të ndjehen në qendër të vëmendjes tonë. Janë 66 mijë pensionistë të cilët kanë përfituar kompensim për energjinë elektrike, sepse janë me një status të veçantë dhe megjithatë kanë vazhduar të paguajnë kamatëvonesën, për shkak se në pagesën e kamatëvonesës, sëbashku me një grup tjetër familjesh me ndihmë ekonomike, kanë qenë korrekt. Ne e mbyllëm këtë histori, me 20 lekë të vjetra, të gjitha kamatëvonesat për të gjithë këta njerëz bëhen zero. Nuk ka më kamatëvonesa”, tha Rama.
ma.me
Next Post
I dënuar në Itali? Reagon për herë të parë Shkëlqim Selami

Deputeti LSI, Selami: Mashtrime politike! Jam i pastër, s'ka asnjë proces ndaj meje në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In