• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 milionë shqiptarë, opinion pozitiv për Enver Hoxhën!!!

by Eduard Zaloshnja
09/12/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

 

Nga një sondazh i publikuar ditët e fundit nga zyra e OSBE-së në Tiranë, rezultonte se 45% e shqiptarëve mbi moshën 16 vjeç mendojnë se Enver Hoxha ka luajtur rol pozitiv në historinë e Shqipërisë. E përkthyer në numër banorësh, kjo përqindje na tregon se rreth 1 milionë shqiptarë të kësaj moshe qe banojne ne Shqipëri kanë opinon pozitiv për ish-diktatorin komunist (ndërsa rreth 300 mijë kanë opinion asnjanës).

Ndër 1 milionë personat që mendojnë se Enver Hoxha ka luajtur rol pozitiv në historinë e Shqipërisë, rreth 250 mijë janë në moshën 16-35 vjeç, rreth 350 mijë janë në moshën 36-55 vjeç, dhe rreth 400 mijë janë mbi moshën 55 vjeç.

Në pyetësorin e përdorur për këtë sondazh, nuk kishte një pyetje se për cilën parti kishin votuar të anketuarit në zgjedhjet e fundit parlamentare, por ndoshta nuk është rastësi që pikërisht 1 milionë shqiptarë votuan në ato zgjedhje për koalicionin që kryesohej nga pasardhësja e Partisë së Punës (kuptohet që përputhja këtu nuk mund të jetë e plotë për të gjithë votuesit e koalicionit fitues).

Siç duket, opinioni ndaj Enver Hoxhës, edhe 31 vjet pas vdekjes se tij, vazhdon të mbetet letra e lakmusit që përcakton pak a shumë nëse një votues është i prirur të votojë “majtas” apo “djathtas”.

Për çështje të tjera të së shkuarës, ndarja nuk duket se bëhet me një thikë politike. Kështu, sipas sondazhit, rreth 2 milionë shqiptarë të rritur (nga 2.225 milionë që banojnë në Shqipëri) mendojnë se jeta ishte më e sigurtë në regjimin e Enver Hoxhës; rreth 1.9 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më shumë mundësi punësimi në atë kohë; rreth 1.85 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se arsimi ishte më mirë në atë kohë; dhe rreth 1.75 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më pak korrupsion në kohën e komunizmit, krahasuar me sot.

Nga ana tjetër, sipas sondazhit, vetëm 100 mijë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më shumë liri shprehje në atë kohë se sa sot, dhe vetëm 550 mijë mendojnë se jeta ishte NË PERGJITHËSI më e mirë atëherë.

Next Post
Veran Matiç i B92: “Paragjykimi im për shqiptarët janë Bekim Fehmiu dhe Veton Surroi”

Veran Matiç i B92: “Paragjykimi im për shqiptarët janë Bekim Fehmiu dhe Veton Surroi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In