• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

1 milionë shërbime në tre vite, Spitali Rajonal Memorial i Fierit drejt pavarësisë financiare

by A M
12/01/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali Memorial i Fierit është i pari që aplikoi autonominë spitalore. Për periudhën gati 1 vjeçare të aplikimit të autonomisë menaxheriale në spitalin e Fierit janë kryer mbi 800 konsulta me mjekun, jashtë orarit zyrtar të punës.

“Aktualisht ne këtë e implementuam dhe zbatuam në fund të muajit shkurtë 2024, dhe deri më 31 dhjetor kemi mbi 800 konsulta të realizuara në praktikën e dyfishtë. Për 800 konsultat pacientët kanë paguar nga 3 mijë lek të rinjë, nga ku 30% i kanë kaluar mjekut dhe 70% spitalit, i cili do i përdorë për riinvestim, qoftë në mirëmbajtje të infrastrukturës, paisjeve apo në shtimin e shërbimeve të reja,”- u shpreh Rudina Dëgjoni.

Në një intervistë për Abc neës drejtoresha e spitalit Memorial Fier Rudina Degjoni tha se 14 mjeke specialist, jo vetem nga spitali memorial, janë pjesë e praktikës së dyfishtë

“14 mjek janë bërë pjesë. Në fillim nuk kishte një numër shumë i lartë, u nis me 1-2 dhe sot janë 14 mjek specialistë, të cilët e ushtrojnë praktikën e dyfishtë dhe më duhet të theksoj që përveç mjekëve të brendshëm të spitalit, ka edhe mjek specialistë të spitaleve të tjera të cilët me dëshirë duan ta ushtrojnë praktinë e dyfishtë.”

Ne tre vite te ekzistences se ketij spitali, 200 mije paciente kryesisht nga jugu i vendit kane marre aty rreth 1 milionë shërbime mjekesore.

Pas autonomisë menaxheriale, gjatë vitit 2025 spitali Memorial i Fierit pritet të aplikojë edhe autonominë financiare. Për drejtoreshën Degjoni ky hap i rëndësishëm, ndër të tjera do të shërbeje edhe si vlerësim i performancës së mjekut.

“Me fillimin e autonomisë financiare ndërhynë edhe instrumenta të tjerë të punës së vlerësimit të performancës së mjekut duke përdorur disa indikatorë matës siç është numri i konsultave që ata do të realizojnë, numri i ndërhyrjeve apo llojshmëria e ndërhyrjeve. Nëse bëhet fjalë për ndërhyrje të kompleksitetit shumë të vështirë dhe ekipi që merr pjesë tek këto do të vlerësohet për punën e tyre.”

Pas spitalit memorial Fier, kjo praktikë e dyfishtë pune e mjekut brenda spitalit publik ku ai punon, pritet të zbatohet edhe në spitalet e tjera publike që kanë fituar autonominë, si QSUT, dhe 4 spitalet rajonale Vlorë, Shkodrë, Lezhë dhe Durrës.

Ndërhyrja e rrallë kirurgjikale ajo e trombektomisë e ofruar nga ekipi i mjekëve të spitalit memorial në fier, vjen në prag të marrjes së kartes së autonomisë financiare për spitalin memorial në fier. Pasi kalimit me sukses fazës së autonomisë organizative, ky spital pritet të ofrojë më tepër shërbime për rajonin e Jugut të vendit.

Next Post
G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti. Isha tek dyqani …

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti. Isha tek dyqani ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In