• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ miraton sot fletën e votimit për 18 qershorin

by Java News
08/05/2017 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit. Në rendin e ditës së mbledhjes së sotme, që nis në orën 11:00, Komisioni do të miratojë modelin dhe përmbajtjen e fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare, për t’ia çuar më pas modelin kompanisë fituese për prodhimin e fletëve të votimit.

Pasi ka përfunduar miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive që janë regjistruar për të hyrë në zgjedhje, vendimi i sotëm e bën pa kthim procesin zgjedhor më 18 qershor. Kostoja për prodhimin e fletëve të votimit arrin në 500 mijë dollarë, ndërsa anulimi i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës i kushtoi buxhetit të shtetit një dëm prej 60 milionë lekësh të vjetër, për shkak se fletët e votimit ishin përgatitur për zgjedhjet e datës 7 maj.

LISTAT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje listat shumëemërore të partive politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. Anëtarët e opozitës kërkuan më shumë kohë për të verifikuar mbështetësit e partive të vogla, të cilët kanë dhënë formën e tyre për pjesëmarrjen e saj në zgjedhje. U janë dashur minimalisht 5 mijë forma partive që nuk kanë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në zgjedhjet e kaluara ka rezultuar që një person të kishte firmosur disa herë.

Kjo kërkesë e anëtarëve të propozuar nga opozita në KQZ u konsiderua si tentativë për shtyrje artificiale të kohës nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji, i cili tha se këto verifikime i kishte bërë njëherë administrata e KQZ-së. Pas hedhjes në votim të propozimit, anëtarët e shumicës votuan kundër dhe kjo u bë shkak që përfaqësuesit e opozitës të braktisnin mbledhjen.

Mbledhja vazhdoi me miratimin e të gjitha listave të partive politike, përfshirë PS, PSD, Fryma e Re Demokratike, PAD e të tjera. Nga verifikimi i kandidatëve, 27 prej tyre kanë pasur dënime të mëparshme, por që nuk ndaloheshin nga nenet përkatëse të ligjit të dekriminalizimit për të kandiduar. Gjithsej për zgjedhjet e 18 qershorit janë regjistruar 15 parti politike. Po dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti me 1 milion lekë Partinë Socialiste për mospërmbushjen e kuotave gjinore në listën e qarkut të Beratit.

“KQZ vendosi miratimin e listave shumë- emërore të kandidatëve për deputetë të PS për zona zgjedhore qarku Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2017. Të vendosë sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për mospërmbushjen e detyrimit për qarkun Berat, ku nuk janë respektuar kuotat gjinore”, tha kryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Ndërsa për zgjedhjet e Kavajës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi formalisht se asnjë komisioner nuk ishte paraqitur për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore, duke e bërë të pamundur zhvillimin e votimit për këtë bashki.

Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje

Partia Komuniste e Shqipërisë

Sfida për Shqipërinë

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia Lista e Barabartë

Aleanca Popullore për Drejtësi

Partia Demokracia Sociale

Partia Aleanca Demokratike

Partia Kristian Demokrate

Levizja Socialiste për Integrim

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Partia për Drejtesi Integrim Unitet

Partia Social Demokrate

Partia Socialiste

Fryma e re Demokratike

 

kqa per zgjedhjet

 

Next Post
Kanosi djalin e biznesmenit, kush është njëri nga autorët e atentatit

Kanosi djalin e biznesmenit, kush është njëri nga autorët e atentatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

June 5, 2026
Tiranë/ Aksidentohet autobusi i trasnportit publik, disa të lënduar

Tiranë/ Aksidentohet autobusi i trasnportit publik, disa të lënduar

June 5, 2026
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare

Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare

June 5, 2026
GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën, ja kur do të jetë përballja e radhës

GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën, ja kur do të jetë përballja e radhës

June 5, 2026
Harrojeni procedurën e vjetër! Gjermania dhe Franca propozojnë ‘rrugën e shpejtë’ për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Harrojeni procedurën e vjetër! Gjermania dhe Franca propozojnë ‘rrugën e shpejtë’ për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

June 5, 2026
Nga “mbiu” kjo protestë ?

Nga “mbiu” kjo protestë ?

June 5, 2026
Bypass-i i Tiranës merr formë, ARRSH “ndez motorët” për fazën e tretë!

Bypass-i i Tiranës merr formë, ARRSH “ndez motorët” për fazën e tretë!

June 5, 2026
Deputeti socialist, Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

Deputeti socialist, Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

June 5, 2026
Burg për dy rojet e sigurisë që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec!

Burg për dy rojet e sigurisë që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec!

June 5, 2026
Seanca në GJKKO, Meta akuza të forta drejt SPAK për fshehje të provave për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA

Seanca në GJKKO, Meta akuza të forta drejt SPAK për fshehje të provave për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In