• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zyrtarja e lartë e BE: S’e kuptoj Albin Kurtin, votimi në Shqipëri është i papranueshëm

by A R
25/04/2021 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e konsideron të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, teksa ka kujtuar se në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandar Vuçiq.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në zgjedhjet e sotme në Shqipëri pak pasi u hapën vendvotimet, ndërsa i ka ftuar qytetarët e Shqipërisë që ta bëjnë të njëjtën.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e dielë, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Ky veprim i Kurtit ka nxitur shumë reagime nga Kosova. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se kryeministri po interesohet më shumë për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për fatin e qytetarëve të Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka cilësuar po ashtu të papranueshëm faktin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri.

Këtë veprim e kritikoi edhe avokati i njohur, Dastid Pallaska, i e ka quajtur Kurtin kryeministër me gjysmë orari dhe të zgjedhur nga qytetarë sezonal.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Kurti ka mbyllur Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa vet ka votuar në Qendrën e votimit në Tiranë.

Ndërkaq ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se “Kurti e ka kokën si struci në Kosovë, ndërsa bishtin e mban lart në Shqipëri”.

Këtyre kritikave iu përgjigj në njëfarë mënyre kryeministri i Kosovës, i cili tha se është kthyer në Kosovë.

/a.r

Next Post
“Mos rrini në shtëpi, por votoni”, Basha thirrje shqiptarëve nga Durrësi: Kjo është dita juaj!

"Mos rrini në shtëpi, por votoni", Basha thirrje shqiptarëve nga Durrësi: Kjo është dita juaj!

Comments 5

  1. Baca says:
    5 years ago

    Cudi, dhe eshte mbeshtetese e flakte e Kurtit!

    Reply
  2. Anonim says:
    5 years ago

    Kryeminister idiot qe nuk respekton as vendin qe perfaqeson.

    Reply
  3. Lui says:
    5 years ago

    Perderisa eshte qytetar i Republikes se Shqiperise, dmth me pasaporte shqiptare atehere ai gezon te drejten e votes ne Shqiperi.

    Reply
    • Anonim says:
      5 years ago

      Cili Kryeminister i nje shteti tjeter voton tek nje shtet fqinj mo? Apo e ka ndritur ne Kosove dhe tani kerkon ta ndrise ne Shqiperi? Te shohe te semuret me COVID ne vendin e vet, se Shqiperia po e kalon. Prandaj eshte votuar, jo te bej Konkurrentin me nje shtet mem, qe gjithmone i eshte gjendur ne dite te veshtira

      Reply
      • Lui says:
        5 years ago

        As une nuk ja, dakord qe votoi, por ligjerisht gezon te drejten si qytetar i kesaj republike

        Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com