• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zyrtarizohet Dhoma e përbashkët e Tregtisë mes Shqipërisë dhe Serbisë

by Java News
25/11/2016 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dhoma e përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Serbi është celebruar mbremjen e së enjtes, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku biznesi serb prezantohet me një pavion të vecantë.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj duke përshëndetur krijimin e Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u shpreh se formalizimi i kesaj dhome tregtie do te afroje bizneset e dy vendeve tona dhe do te beje me shume se sa kemi bere ne politikanet per ekonomine.
Ai shprehu mbështetjen për rrugëtimin e ketij e te ardhmen e ketij institucioni. 
 
Luan Bregasi Kryetar i Biznes Albania dhe  homologi i tij serb Miroyub Aleksio, në ceremoninë e zyrtarizmit të Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u shprehen se, ky është një hap në ndihmë të biznesit të të dy vendeve, që kontribuon në të mirë të ekonomive të shteteve respektive.
Gjatë fjalës së tij Bregasi falenderoi Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë krijimit të Dhomës së përbashkët të Trgetisë Shqipëri-Serbi, e cila do të jetë e aftë të bëjë më shumë për sipërmarrjen.
 
Ndersa kryetari i Dhomes se Tregtise se Serbise, Miroyoub Aleksisu shprehu bindjen se ky bashkëpunim i ri mes bizneseve do të shtojë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe do të jetë një institucion në mbështetje të interesave të biznesit.
 
Krijimi i shoqatës së përbashkët është iniciuar nga biznesmenë të Serbisë si dhe është mbështetur nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si dhe shoqatave të tjera të biznesit në Shqipëri.
 
Prezenca e kompanive serbe në Panairin “Klik Ekspo Group” ka kaluar më shumë se një 10 vjeçar. Tashmë çdo vit më shumë se 30 kompani zgjedhin të ekspozojnë produktet e tyre në eventin më të rëndësishëm që organizohet në Shqipëri; Panairin Ndërkombëtar të Tiranës.
Këtë vit Serbia shënon dekadën e dytë të pranisë së saj në Shqipëri. Plot 12 vite që prej  2004-ës sipërmarrja serbe qëndron në majë të statistikave të kompanive që marrin e japin me kundërpalët vendase me fokus në industrinë e lehtë,  me bujqësinë dhe blegtorinë, tekstilin, mobiliet, përpunimin e metaleve, gjithnjë nën kujdesin e Dhomës së Tregtise me Jashtë të Serbisë, USAID, dhe Velexpo.
Panairi qe celi dyert sot ne Palltin e Kongreseve përveç se do të prezantojë në tregun shqiptar, sipërmarrësit  më në zë serbë, do të ndikojë edhe në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve; duke lënë mënjanë  frikërat dhe barrierat e vjetra  politike. Pjesëmarrja e Serbisë për më shumë se një dekadë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës është një rast shumë i mirë për të vërtetuar teorinë e lartpërmendur, të një bashkëpunimi të frytshëm ekonomik mes dy vendeve tona. 
Përveç turizmit dhe energjetikës, Dhoma Ekonomike e Serbisë e sheh potencialin e investimeve në Shqipëri në projektet e ndërtimit, por edhe në kërkimin e tregjeve të reja. Falë organizimit të eventeve të tilla biznesore si Klik Ekspo Group, edhe tregtia mes vendeve vjen duke u rritur. 
Sipas Instat shkëmbimet e vitit të kaluar me Shqipërisë dhe Serbisë janë 95,8 milionë euro eksport nga Serbia dhe 13,6 milionë euro eksport nga Shqipëria.  Kryesisht nga ky shtet ne importojmë produkte ushqimore, bujqësorë, materiale ndërtimi ndërsa ne eksportojmë kryesisht mallra ushqimore. Ndërkohë nje vend te konsiderueshëm zë import-eksporti i energjisë elektrike. 
Serbia është edhe një lloj qendre Ballkanike e bizneseve të huaja që funksionojnë në Evropën Juglindore, ndaj pjesëmarrja e saj në panairin e bizneseve Klik Ekspo Group është e një rëndësie të veçantë./lexo.al/
Next Post
“Racë e neveritshme”, “plakaruq”, “t’i thyej turinjtë”,… gjuha vulgare e seancës parlamentare

"Racë e neveritshme", "plakaruq", "t'i thyej turinjtë",... gjuha vulgare e seancës parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In