• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Racë e neveritshme”, “plakaruq”, “t’i thyej turinjtë”,… gjuha vulgare e seancës parlamentare

by Java News
25/11/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e djeshme e Kuvendit ka degjeneruar në fjalor fyes dhe ofendime personale mes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ofendimet dhe tonet e larta u shkëmbyen mes ish-kryeministrit Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit të PD-së, Asllan Dogjani. Situata u tensionua në momentin që Berisha i ka quajtur deputetët e PS-së si “racë e neveritshme”, ndërkohë që ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka akuzuar se në Brazil ka frekuentuar bordello burrash dhe se nuk ka dalë ta përgënjeshtrojë këtë lajm.

I vetmi që reagoi nga të majtët ishte Taulant Balla, i cili, pasi protestoi për fjalorin fyes, iu drejtua Berishës duke e quajtur si “plakaruq”. Por menjëherë ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, i cili ka dalë në mbrojte të ish-kryeministrit, duke i kërkuar Ballës të mbajë gojën dhe duke e quajtur atë si “legen”. Balla vazhdoi replikën me Berishën, por Dogjani ka ndë- rhyrë sërish duke e quajtur socialistin “si pederast” dhe “legen”. Pas këtyre deklaratave, deputetë të PS-së kanë kërkuar që të mbahej qëndrim për ofendimet. Ndërkohë që Balla e ka quajtur Asllan Dogjanin si “deputet të trafikuar” dhe si “zero”.

Demokrati tentoi t’i afrohej për t’u përleshur fizikisht, por distancat ishin të largëta dhe deputeti tjetër Arben Imami, disa herë e tërhoqi prej krahu. Balla në replikë me ish-kryeministrin Berisha e ka quajtur atë si të paburrë që etiketon socialistët, ndërkohë që e quajti Bushatin si ministrin më të mirë në 25 vite, shkruan Panorama.al.

SHARJET NË KUVEND

Sali Berisha: Zonja deputete! Zotërinj deputetë! Kumbarë ministra! Ndrikulla ministre! Sigurisht që ju quaj ndrikulla.

Arben Ahmetaj: Si flet ashtu për gratë?!

Sali Berisha: Po, ndrikulla! Kur të kap mafia, quhesh ndrikull, kur nga mëngjesi deri në darkë vjedh paratë e taksapaguesve, minimumi quhesh ndrikull. Pastaj, s’po them gjë tjetër… A ka mundësi o socialistë t’ju pyes si ka mundësi që nuk pyetet asnjë qytetar i Korçës? Ku e keni ligjin e kalimit nga fondi bujqësor në fond të përdorimit për TEC të 288 hektarëve tokë në Maliq? A keni ndjenja njerëzore a jo, o të babëzitur që mendoni vetëm për xhepat tuaj? Si mund të veproni prapa shpinës o të neveritur?! Këtë as diktatori nuk e bënte.

A doni t’ju jap dokumente të plota?! Ju jeni të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave! Ju jeni mafia e plehrave! Në fakt, kufi për të vjedhur këtë vend ju nuk njihni. Një nga kriteret më themelore sot të BE-së është mbrojtja e mjedisit, sepse mjedisi është jeta. A dëgjoni ndonjëherë të flasin për mjedisin? A nuk e bënë këta moratoriumin e drurëve, e prerjes së drurit? Shkoni në rrugën në Librazhd. Çdo 10 minuta kalon një makinë me trungje. Për të gjitha, taksën e merr Edi Rama me çakallin e tij të pafytyrë, me çakallin që e përdor si leckë për këpucët.

Taulant Balla: Hajde në Komision hajde. Hajde të presin në Komisionin Hetimor.

Sali Berisha: Çfarë bëni tjetër ju. Regjistrimet tregojnë 19 mijë qytetarë, të cilët u shpallën se u janë bëra analizat, “check-up”, ishin të vdekur. A e kuptoni që karriget tuaja qëndrojnë mbi mashtrimet mbi të vdekurit, mbi përdhosjen e tyre. Përdorni edhe të vdekurit për të vjedhur. 19 mijë të vdekur në regjistrat e ndrikullës vampire, që me kushërirën vampirë pinë gjakun e të sëmurëve shqiptarë. 150 mijë të tjerë s’kanë bërë kurrë “check-up”…

Taulant Balla: O zoti Spaho, i mbaroi koha…

Edmond Spaho: Mos flisni nga vendi… (deputetët qeshin)

Taulant Balla: Po s’ke faj ti, fajin e kanë këta që të kanë vënë aty…

Sali Berisha: Lidhur me problemin e fundit, i them Edi Ramës të mos shërbehet me njerëz, të cilët i depersonalizon, i shpërfytyron, i degjeneron dhe degradon në shkallën më ekstreme në radhë të parë para vetes së tyre, para familjarëve më të afërt të tyre, para miqve e kolegëve, para zgjedhësve të Shqipërisë. E çon ministrin e Jashtëm në Brazil dhe shtypi i botës thotë se shkoi në bordello burrash, dhe nuk e përgënjeshtron e nuk e hedh në gjyq… Po ju s’keni as dinjitet individual dhe asgjë tjetër! Po për cilin ministër është thënë kjo? Jua tha opozita këtë? Jua tha bota more…

Taulant Balla: Po çfarë botë more…?!

Sali Berisha: E keni shkrimin që është qarkulluar në çdo kancelari të botës kudo që shkon. Nuk e shkruan dot opozita një shkrim të tillë. Absolutisht ia kanë shkruar ata që e kanë fotografuar, ata që e kanë faktuar. Po pse nuk del ta hedhë në gjyq autorin ky (Bushati)? Apo ia nxjerr fotot dhe videon pastaj? Çdonjëri, kudo që të ndodhë, ka të drejtë të hapë gjyqe. Edhe Brazili ka një sistem gjyqësor të jashtëzakonshëm. Kanë kryqëzuar presidentin ata… Sillni këtu ligjin për Ushtrinë, duke mashtruar. A mund të ndodhë në një vend të lirë demokratik që shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Trafiku, i dekretuar me Kushtetutë nga Presidenti Republikës, komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, të mos pranojë t’i dërgojë në tri vite një informacion të vetëm komandantit. Ju jeni racë e veçantë, racë e neveritshme…

Taulant Balla: Çfarë race more? Kujt i thua ti racë e neveritshme?!! Ooooooo….

Sali Berisha: Ça mo?… Po ju s’keni asnjë integritet, por vetëm interesa personale.

Edmond Spaho: Ju lutem, mos lëshoni klithma këtu, por mbani qetësi.

Sali Berisha: Mos e humbni gjakftohtësinë sepse jo të gjithë e meritoni këtë, se disa të keqpërdorur në shkallë ekstreme këtë e kanë të tepërt. Njeriu që e shndërroi Shqipërinë në aerodrome ilegale, njeriu që vuri në dispozicion instalimet ushtarake për drogën, qendrën e kontrollit të detit…

Taulant Balla: Hajde plakaruq, ulu aty! Boll më!

Asllan Dogjani: Ç’ke që e shan ore legen…

Taulant Balla: Ik ore ti, kush po të flet ty…

Asllan Dogjani: Qepe gojën ore, pederast muti, ik, legen!

Sali Berisha: Nxirreni jashtë atë!…

Taulant Balla-Dogjanit: Ik ti, mos më fol! As të njoh fare. Je deputet i trafikuar. Ti je një zero!…

Asllan Dogjani: Qepe gojën se do t’i thyej turinjtë!

Taulant Balla: Ik ore ti, je një zero! As të llogaris fare. Ai të flasë për racën tonë, po ça race është ai?…

Sali Berisha: Zotërinj deputetë ( i drejtohet Dogjanit), personave që heqin fytyrën dhe përdoren si leckë nga kryekumbara, mos u kushtoni asnjë vëmendje…

Taulant Balla: Kishte një fyerje nga parafolësi për Grupin tonë për çështje racash, sepse ky zotëria është mësuar ta ndajë Shqipërinë me raca dhe shqiptarët kanë ditur fare e mirë t’ia japin shuplakat siç i meriton. Pati dhe një fyerje kundrejt ministrit të Jashtëm, je komplet paburrë që të fyesh një ministër të Jashtëm.

Unë do ta quaja më të mirin që ka pasur Shqipëria në 25 vjet, për çfarë ka bërë ai për çështjen shqiptare, ka folur ashtu siç duhej për çështjen shqiptare, kur ti as nuk guxoje t’i përmendje çështjet shqiptare ashtu siç duhet. 1% sa ka bërë Kryeministri dhe ministri jonë i Jashtëm për çështjet shqiptare të kishe bërë, sigurisht do të kishe vlerësim!/a.k

Next Post
Trump për vajzën e tij: Po! Ka një “derr b***”, ja si u përgjigj Ivanka

Trump për vajzën e tij: Po! Ka një “derr b***”, ja si u përgjigj Ivanka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In