• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari i lartë i OSBE: Shpresoj që opozita të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore

by A R
09/10/2019 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Monetalla, ditën e sotme ka pritur këtë të mërkurë nëj delegacion të Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të përgatitjeve për marrjen e së OSBE nga Shqipëria në vitin 2020.

Pjesë diskutimi në këtë takimi ishte edhe Reforma Zgjedhore e që është edhe një prej kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Montella ndër të tjera ka theksuar se shpreson që të gjitha palët politike të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi edhe përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.

Kujtojmë se për Reformën Zgjedhore vetë OSBE është ofruar të ndihmojë, duke thirrur edhe një tryezë të përbashkët ku opozita mori pjesë teknikisht. Montella përsëriti vlerësimin e tij dhe të presidentit të Asamblesë Parlamentare, George Tsereteli, për tryezën e reformës zgjedhore mundësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në fund të shtatorit. Ndërkohë edhe ditën e sotme bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka ftuar zyrtarisht Partinë Demokratike të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10 të paradites, por PD ka refuzuar.

Pjesë diskutimi gjithashtu ishte edhe Refomra në Drejtësi. Gjithashtu, në fokus të veçantë ishin edhe përgatitjet për marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së nga Shqipëria, në vitin 2020. Sekretari i Përgjithshëm Montella theksoi se Kryesia e ardhshme e Radhës është një përgjegjësi dhe mundësi për mbarë vendin, si dhe një proces në të cilin duhet të përfshihen dhe bashkëpunojnë të gjithë aktorët kombëtarë, përfshirë Kuvendin. Po ashtu, ai përsëriti mbështetjen e fortë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Shqipërinë dhe shprehu shpresën për të forcuar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë vizitës së pritshme të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare, në Shqipëri, në nëntor.

“OSBE-ja ka nevojë për udhëheqje të fortë”, tha Montella, “dhe unë kam besimin që Shqipëria do të jetë në gjendje ta çojë përpara axhendën e OSBE-së, në frymën e përgjegjësisë dhe pronësisë së përbashkët”.

Delegacioni përbëhej nga kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe anëtari Ralf Gjoni. Atë e shoqëronte ambasadorja e Shqipërisë në Danimarkë, Elida Petoshati dhe drejtori i Shërbimit të Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe të Kuvendit, Sidrit Minxhozi.

Takimi i sotëm pasoi një takim të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, Përfaqësuesit të Posaçëm për Evropën Juglindore, Mark Pritchard dhe Sekretarit të Përgjithshëm Montella me Delegacionin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Ditmir Bushati, i cili u zhvillua gjatë Takimit të Vjeshtës së Asamblesë, në Marrakesh, më 6 tetor.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

November 29, 2026
U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

Mbyllet protesta e dhunshme e 29 Nëntorit, mbi 6 orë tensione dhe përplasje me Policinë në bulevard e sheshe!

November 29, 2026
Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

November 29, 2026
Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

November 29, 2026
‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

November 29, 2026
“Komisioni ka dështuar që të japë një reformë”- Zgjedhorja, Kume: Jemi në një fazë ku rivaliteti mes forcave politike është bërë më i ashpër!

“Komisioni ka dështuar që të japë një reformë”- Zgjedhorja, Kume: Jemi në një fazë ku rivaliteti mes forcave politike është bërë më i ashpër!

November 29, 2026
Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In