• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari i lartë i OSBE i përgjigjet “Aleancës”: Për Teatrin prisni përgjigjen e Kushtetueses

by A R
25/07/2019 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i ka dërguar një OSBE-së një letër në të cilën i kërkon takim me delegacionin që ka qenë sot në Tiranë për të diskutuar mbi vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Megjithatë një kërkesë e tillë nuk është aprovuar nga sekretari i përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, sipas së cilit ka pasur një axhendë të ngjeshur çka ia pamundësonte një takim tjetër. Në letër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka ngorut akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama, ku shkruhet se si ai po përfiton nga fakti që nuk ka gjykatë Kushtetuese dhe ka “kapur” Ekzekutivin. Në përgjigje të kësaj letre, Greminger thekson se të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Letra e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar
Ne, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grup artistësh dhe qytetarësh që jemi bërë bashkë për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar, ju kërkojnë në mënyrë miqësore dhe do ishim shumë të nderuar, të takonim delegacionin tuaj gjatë vizitës suaj këtu. Ndërkohë që në syrin e publikut të huaj çështja e Teatrit mund të duket një problem i brendshëm ne mund  t’ju garantojmë ju se është fakt i qartë i mishërimit të krizës politike në Shqipëri.

Shpronësimi i truallit publik dhe privat që rrethon Teatrin Kombëtar është bërë i mundur nga një i ashtuquajtur ligj special. Gjithçka që vjen më pas, nuk është gjë tjetër veç legalizimit të vjedhjes, e bërë e mundur falë faktit që Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese për të paktën dy vjet. Mungesa e një Gjykate Kushtetuese, rezultat i të ashtuquajturës ‘reforma në drejtësi’, i ka dhënë mundësi qeverisë të pushtojë çdo pushtet vendimmarrës në Shqipëri.

Nuk e ekzagjerojmë aspak kur themi se qeverisemi nga dekretet  dhe çdo vendimmarrje, sado e rëndë mund të jetë, është e lejueshme, për sa kohë që qeveria e aprovon. Z. Sekretar i Përgjithshëm, Komuniteti ndërkombëtar i ka kushtuar shuma të mëdha monetare dhe burime njerëzore për të ndërtuar një demokraci funksionale, shtet ligjor, ndarje të pushteteve dhe balancave në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk ekziston në këtë moment dhe Ekzekutivi, i kontrolluar personalisht nga kryeministri Rama, është totalisht i shfrenuar, ashtu siç tregon edhe çështja e Teatrit Kombëtar. Ne besojmë se do ishte një gabim fatal, gabim i cili do dëmtonte besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare, nëse një gjendje e tillë do lejohet të vazhdojë.

Në takimin tonë ne do donim të diskutonim një rrugëzgjidhje të mundshme për krizën dhe si rikthimi i shtetit ligjor do të ndihmonte Teatrin Kombëtar si dhe të gjithë vendin. Çdo informacion tjetër teknik që ju mund t’ju duket i nevojshëm lidhur me çështjen, mund t’ju vihet në dispozicion. Ne jemi në pritje të një takimi nga ju dhe Prania në Shqipëri e OSBE.

Përgjigjja e Thomas Greminger
Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje ti u përgjigjesha pozitivisht. Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Next Post
Partizani për mëshirë, mundet në Tiranë nga Sheriff

Partizani për mëshirë, mundet në Tiranë nga Sheriff

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In