• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari i lartë amerikan/ Escobar: Ballkanit i duhet pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste

by Java News
26/10/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkanit Perëndimor i duhen liderë politikë që janë të përkushtuar në integrimet evropiane, ka deklaruar zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Më 26 tetor, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ai ka thënë se rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara.

“Çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai i cili krijon gjithpërfshirje, integrim, pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste”, ka thënë Escobar.

Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha dhe më zhgënjyese është se shumë politikanë nuk e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit.

Ai ka shtuar se ende po diskutohet për çështje të viteve 1990, të cilat është dashur të zgjidhen me vullnet politik shumë kohë më parë.

“Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Evropian, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë kështu. Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit në partitë politike dhe koncentrimin të mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me paritë politike”, ka thënë mes tjerash ai.

Escobar ka thënë mes tjerash se politika e çdo administrate amerikane, duke filluar nga ajo e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ishte që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen shpejt pjesë e BE-së dhe se rajoni do të mund të llogarisë në SHBA-në si partnere.

“Shumë vende kanë shënuar përparim të madh dhe shpresoj se së bashku me kolegët tanë evropianë do të kemi sukses të bindim anëtarët se ata nuk janë rrezik sa janë mundësi”, ka thënë ai.

Ai shprehu mbështetjen për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë, siç tha, përmes Tregut të Përbashkët Rajonal apo nismës Ballkani i Hapur.

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se anëtarësimi i Shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk ka alternativë.

Ai ka shtuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të shfrytëzojnë mundësinë për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Rikthimi i bashkëpunimit dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin është shenjë e unitetit transaltantik”.

Ai ka shtuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja platformë për zgjidhjen efikase të çështjes së Kosovës. Fakti që u arrit një marrëveshje për targat në Bruksel tregon se dialogu mund të sjellë rezultate”, ka thënë mes tjerash Joffre.

Forumi treditor i Sigurisë në Beograd, i hapur më 26 tetor, diskuton efektet e pandemisë, pasigurinë ekonomike, krizën e demokracisë dhe rritjen e autoritarizmit, ksenofobisë dhe mosbesimit në botë. Më shumë se 80 ekspertë të njohur në gjithë botën marrin pjesë në këtë organizim. /m.j

Next Post
Aksident me vdekje në autostradën Levan-Vlorë, makina përplas 50 vjeçarin

Aksi Lezhë-Milot/ Makina përplas për vdekje këmbësorin (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com